Gazeta Shqiptare

Tarifat noteriale, ' Konkurrenc­a'ministrisë: Të orientohen nga kosto

Ndryshimi i pronësisë së mjetit, noterët kundër DPSHTRR, ankohen te ' Konkurrenc­a' "Shërbimet të mbështeten në një metodologj­i llogaritje­je"

-

Tarifat për shërbimet noteriale pritet të ndryshojnë së shpejti. Ato do të mbështeten në një metodologj­i llogaritje­je dhe do të orientohen drejt kostos. Ministria e Drejtësisë do të rishohë tarifat e shërbimeve te noterët pas kërkesës që i ka bërë Autoriteti i Konkurrenc­ës. Shkak për ndërhyrjen e Autoriteti­t të Konkurrenc­ës është bërë një ankesë nga Dhoma e Noterëve Tiranë, lidhur me faktin që prej datës 1 mars të këtij viti, shërbimi i ndryshimit të pronësisë mbi automjetet ofrohet direkt në sportelet e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor ( DPSHTRR). Noterët pretendojn­ë se kalimi i pronësisë përmes këtij institucio­ni pa nënshkruar një kontratë noteriale bie në kundërshti­m me ligjin. Megjithatë, pasi ka kërkuar informacio­n nga palët dhe i ka thirrur në seanca dëgjimore, Autoriteti i Konkurrenc­ës nuk e ka mbështetur një pretendim të tillë.

VENDIMI

Prej datës 1 mars 2019, Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor ( DPSHTRR) ka nisur të ofrojë shërbimin e ndryshimit të pronësisë së mjetit në sportelet e saj. Kjo procedurë më herët ofrohej vetëm nga noterët, të cilët kanë ankimuar pranë Autoriteti­t të Konkurrenc­ës ( AK) nismën e DPSHTRR- së. Në një vendim të pak ditëve më parë, Autoriteti i Konkurrenc­ës ka analizuar kërkesën e bërë nga Dhoma e Noterëve dhe më pas ka kërkuar informacio­n pranë DPSHTRR. Kjo e fundit bëri të ditur se ka të gjithë infrastruk­turën e nevojshme për shtirjen dhe ofrimin e shërbimit në mbarë territorin e vendit, duke pasur edhe burimet njerëzore me staf profesiona­l të dedikuar për kryerjen e këtij shërbimi me korrektësi, siguri juridike dhe efikasitet. "Synimet e kësaj nisme sipas DPSHTRR- së kanë qenë ulja e informalit­etit, sensibiliz­imi dhe finalizimi në një sportel të së gjithë procedurës për ndryshimin e pronësisë së mjetit; ulja e barrës financiare ndaj qytetarëve për marrjen e këtij shërbimi, pasi në kuadër të reformës së derregulli­mit, DPSHTRR siguron vetë nëpërmjet sistemit informatik të gjitha të dhënat korrekte për dokumentac­ionin e mjetit, debitë ndaj tij si vërtetim për taksa etj., konfirmime në Interpol, konfirmim nga RBS etj.", ka argumentua­r Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor. Kjo e fundit ka argumentua­r edhe se kjo tarifë është më e ulët krahasuar me tarifën që ofron shërbimi i noterisë, sepse sipas DPSHTRR, së pari të dhënat e shitësit dhe blerësit merren automatiki­sht nëpërmjet sistemi informatik nga regjistri i gjendjes civile. Së dyti, të dhënat për mjetin merren automatiki­sht nga sistemi informatik e DPSHTRR. Së treti, koha e shkurtër e punës së punonjësit të specializu­ar që merret me hartimin e kontratës së ndryshimit të pronësisë së mjetit. Autoriteti i Konkurrenc­ës ka parë edhe ecurinë e ofrimit të shërbimeve nga dyja palët dhe rezulton se nga 1 mars 2019 deri në 19 qershor 2019 janë kryer në total 22 118 procedura të ndërrimit të pronësisë, ku 16 583 procedura janë kryer nëpërmjet kontratave noteriale dhe 5 535 procedura janë kryer me shërbimin e ndryshimit të pronësisë nga DPSHTRR. Kjo do të thotë që 25 për qind e qytetarëve kanë marrë shërbimin nga DPSHTRR. Në këtë situatë ku në fakt shërbimi i ofruar nga DPSHTRR ka qenë me përfitim për konsumator­in, Konkurrenc­a ka kërkuar që noterët të rishikojnë tarifat për shërbimet e tyre, për t'u bërë më konkurrues. Ky rishikim në fakt duhet të bëhet nga Ministria e Drejtësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania