Gazeta Shqiptare

Në garë 8 kompani, propozimet nga 14 deri 18 mln euro

Hapen ofertat për "Unazën e Re"

-

Autoriteti

Rrugor Shqiptar hapi ofertat e tenderit për ndërtimin e "Unazës së Re", në segmentit që përfshin rreth- rrotullimi­n e "Shqiponjës". "Top Channel" ka mësuar se në garë kanë marrë pjesë 8 kompani, ofertat e të cilave kanë variuar nga 14 deri në 18 milionë euro. Sipas burimeve nga Autoriteti Rrugor, ofertën më të ulët për ndërtimin e nyjës e ka paraqitur kompania "Alb Building" me 1.72 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Më pas renditen 6 kompani të tjera, "Salillari", vëllezërit "Hysa", "2T", "Gjoka", "Curri" dhe "Gener 2", ofertat e të cilave kanë variuar nga 14.5 deri në 18 milionë euro. Megjithatë, kjo është renditja vetëm sipas ofertave ekonomike. Gjatë ditëve në vijim Autoriteti Rrugor do të shqyrtojë dokumentac­ionin për të parë se cilat nga kompanitë përmbushin kriteret dhe cilat s'kualifikoh­en. Ky është tenderi i tretë për rreth- rrotullimi­n e "Shqiponjës", por tashmë me një projekt të ndryshuar. Projekti i parë që parashikon­te ndërtimin e mbikalimit u tenderua dy herë. Tenderi i parë u fitua nga kompania fantazmë "Dh Albania" me një vlerë 20 milionë euro, aq sa fondi limit, por pas shpërthimi­t të skandalit me falsifikim­in e dokumentev­e qeveria u detyrua ta anulojë kontratën. Në tenderin e dytë kostoja e ndërtimit zbriti ndjeshëm deri në 14 milionë euro, por Autoriteti Rrugor i s'kualifikoi të gjitha ofertat si të pavlefshme. Menjëherë pas anulimit të garës së dytë, Ministria e Infrastruk­turës njoftoi se do të ndryshonte projektin teknik të veprës në bashkëpuni­m me Bashkinë e Tiranës. Projekti i ri mban të njëjtën vlerë si ai i mëparshmi, por në vend të mbikalimit, rreth- rrotullimi "Shqiponja" shndërrohe­t në nënkalim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania