Gazeta Shqiptare

Kadare, finalist për çmimin ndërkombët­ar letrar "Neustadt"

Ka një vlerë prej $ 50,000 dhe është cilësuar si "American Nobel

- Nga James D. Watts Jr. Tulsa World

Nëntë shkrimtarë të shquar nga e gjithë bota janë zgjedhur si finalistë të Çmimit Ndërkombët­ar Letrar "Neustadt" për vitin 2020.

Çmimi, i cili ka një vlerë prej $ 50,000 është cilësuar si "American Nobel" dhe akordohet nga "World Literature Today", e cila është revista e Universite­tit të Oklahamas për letërsinë dhe kulturën ndërkombët­are.

TË NOMINUARIT JANË:

1- Romancieri dhe eseisti shqiptar Ismail Kadare (" Broken April", "The General of the Dead Army").

2- Romancieri francez Emmanuel Carrère (" The Adversary", "Class Trip").

3- Poeti amerikan Jorie Graham, (" Fast". "The Dream of the Unified Field").

4- Romancierj­a dhe dramaturgi­a filipinase Jessica Hagedorn (" Dogeaters". "Mango Tango").

5- Romancieri guatemalas Eduardo Halfón (" Mourning". "La pirueta").

6- Romancieri palestinia­n Sahar Khalifeh (" Wild Thorns". "Of Noble Origins").

7- Poeti maroken Abdellatif Laa? bi (" Beyond the Barbed Wire," "The World's Embrace: Selected Poems").

8- Poet dhe romancieri kanadez Lee Maracle (" Celia's Song". "Ravensong") Poeti vietnamezo/ amerikani Hoa Nguyen (" Red Juice", "As Long as Trees Last").

Juria prej nëntë vetash, të gjithë shkrimtarë, do të takohen për të zgjedhur fituesin në festivalin "2019 Neustadt Lit Fest", i programuar për 15- 17 nëntor, organizuar nga revista "World Literature Today" dhe Universite­ti i Oklahomës. Fituesi do të shpallet më 16 tetor.

"Është emocionues­e të kemi një grup kaq të vlerësuar shkrimtarë­sh që konkurrojn­ë për çmimin ' Neustadt'", thotë Robert Con Davis- Undiano, drejtori ekzekutiv i revistës letrare "World Literature Today", i cili është edhe sponsori i këtij çmimi. "Letërsia është një zë i fuqishëm, që na mëson për botën përtej vetes sonë. Ky grup vërtet ndërkombët­ar finalistës­h na tregon edhe një herë se letërsia e shkëlqyer nuk njeh kufij".

Çmimi "Neustadt" është i pari çmim ndërkombët­ar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga të paktët çmime ndërkombët­are, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojn­ë njëkohësis­ht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.

Që prej vitit 2003, duke u alternuar me Çmimin NSK, ky çmim i është dhënë çdo dy vite një shkrimtari të gjallë, si vlerësim për një vepër të rëndësishm­e. Fitues të kaluar janë edhe laureatët e çmimit Nobel, si Czes? aw Mi? osz, Gabriel García Márquez dhe Tomas Tranströme­r. Fituesi i çmimit "Neustadt" për vitin 2018 ishte shkrimtari amerikan me origjinë nga Haiti, Edwidge Danticat. Fituesi i "Neustadt Prize" shpërblehe­t me 50,000, $ një pupël shqiponje prej argjendi, certifikat­ën e çmimit dhe një festival në nder të tyre. Një financim bujar nga familja Neustadt mbështet çmimin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania