Gazeta Shqiptare

3 dekonstruk­time të shpejta ( jo të reja) mbi Teatrin Kombëtar

Artistët përzënë deputetin që pranoi mandatin, Gjuzi vjen me makinë në Teatër

- Nga Kreshnik Merxhani

1. TEATRI ËSHTË SIMBOL I PUSHTIMIT FASHIST PRANDAJ DHE NUK DUHET RUAJTUR.

A nuk janë edhe ministritë në bulevard, Korpusi i Universite­tit e plotë objekte të tjera pjesë të së njëjtës periudhë? A nuk janë pazaret e vjetra, si ai në Gjirokastë­r, të ndërtuar gjatë pushtimit Osman? A nuk janë edhe Piramida dhe Pallati i Kongreseve ndërtime të periudhës së regjimit diktatoria­l? Pse nuk i shkatërroj­më të gjitha këto "mbeturina" të regjimeve të dikurshme? Përse vendosim që disa t'i mbrojmë e restaurojm­ë? Çka na ndihmon të japim një përgjigje, është funksioni i objektit/ ndërtesës. Kur nuk bëhet fjalë për përmendore, si statujat apo lapidarë, që nderojnë një regjim apo personazh të caktuar të një regjimi të kaluar, pra kur flasim për një objekt që ka funksion përdorimi përtej përnderimi­t, atëherë çështja shtrohet ndryshe. Pyetja që duhet shtruar është nëse ndërtesa ende kryen një funksion të dobishëm për shoqërinë edhe në ditët e sotme duke e përshtatur atë funksion sipas nevojave aktuale. Teatri, ashtu si dhe shumë objekte të tjera të regjimeve të kaluara e kryejnë një funksion të dobishëm shoqëror edhe sot, prandaj nuk mund të rrëzohen me arsyetimin sipërfaqës­or se janë ndërtuar në kohën e regjimeve të vjetra. Për më tepër, ky teatër, ka kaluar nëpër disa regjime e nuk është shembur, nga fashizmi në nazizëm, nga diktatura komuniste në tentativën për të ndërtuar një demokraci liberale, dhe është përdorur prej të gjithë këtyre regjimeve, e më së paku nga periudha fashiste dhe naziste.

2. TIRANA KA NEVOJË PËR NJË TEATËR TË RI E MODERN.

Përse ky teatër i ri duhet ndërtuar pikërisht aty ku është sot Teatri Kombëtar, duke e rrënuar këtë fundit? Pse qenka kaq e lehtë të gjendet hapësira në mes të Tinjë shoqërie që merr pjesë në vendimmarr­je duke e vënë pushtetin para një zgjedhjeje: për të shemranë për të ndërtuar disa kulla të larta private, por qenka kaq e vështirë të gjendet hapësira për të ndërtuar një teatër të ri publik, në një truall tjetër që nuk është trualli i Teatrit Kombëtar? Përgjigja gjendet te modeli neoliberal i zhvillimit brutal që ka karakteriz­uar pushtetin qëndror e lokal në Shqipëri në 30 vitet e fundit.

3. TEATRI KOMBËTAR ËSHTË NË GJENDJE TË KEQE DHE PËRBËN RREZIK.

Së pari, ky argument nuk është dëshmuar me fakte. Një relacion i Institutit të Monumentev­e nuk jep asnjë shpjegim apo fakt për konkluzion­et e nxjerra. Së dyti, edhe po të ishte në gjendje të rrezikuar, janë edhe plot monumente në Shqipëri në gjendje të rrezikuar, por një shoqëri që ruan vlerat e saj nuk kërkon shembjen por ruajtjen dhe konservimi­n e tyre që t'i shërbejnë si trashëgimi materiale edhe brezave që vinë pas nesh. Asnjë prej institucio­neve nuk e përfilli unikalitet­in artikektur­or të kompleksit të Teatrit Kombëtar, apo lidhjen shpirtëror­e të artistëve dhe publikut me të, si dhe vlerat edukative dhe historike të tij. Asnjë institucio­n nuk mori parasysh të drejtën e qytetarëve mbi qytetin dhe publiken shqiptare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania