Gazeta Shqiptare

Solidarite­ti me Haradinajn, përtej dritëhijev­e të Ramushit

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... që familja e tij i dha Kosovës, qëndron njeriu që nuk e kanë shpënë fare kot dy herë në Hagë, nga ku doli i padënuar pasi dëshmitarë­t ishin zhdukur.

Ramush Haradinaj nuk është as një idealist naiv. Përtej dashurisë patetike për Kosovën, qëndron kryeminist­ri që mori vendim t'i rrisë pagën vetes se i duheshin më shumë kravata, qëndron njeriu që theu rekordin e numrit të zëvendësmi­nistrave duke e përdorur shtetin si kamerdare për ekuilibrat e pushtetit, qëndron lideri që i mbushi bordet publike me militantë dhe familjarë.

Ramush Haradinaj aq më pak është një politikan parimor. Ai që, së bashku me Vetëvendos­jen, i vuri flakën parlamenti­t dhe i mbyti kolegët e tij me gaz lotsjellës, për të mos i falur tokë Malit të Zi, kur erdhi puna për t'u bërë kryeminist­ër, i tradhtoi sa hap e mbyll sytë aleatët e dikurshëm, madje i harroi edhe ato 8 mijë hektarë për të cilat ishte betuar se do të derdhej gjak.

Pra, në këtë kuptim, ashtu si të gjithë heronjtë që kanë imponuar emrin dhe famën e tyre përmes grykës së pushkës, ai është i adhuruar pa kushte nga disa, po aq sa është i urryer nga të tjerë.

Por, ky personalit­eti dyzuar, prej njeriu që ngjall po aq frikë sa edhe respekt, që i shërben atdheut po aq sa edhe botës së nëndheshme të Rrafshit të Dukagjinit, që ndan, po aq sa edhe përbashkon, nuk u pasqyrua me të gjitha dritëhijet e tij në momentin që u thirr sërish nga gjykata speciale, duke e detyruar të heqë dorë nga kryesimi i qeverisë.

Çuditërish­t, rreth Ramush Haredinajt u krijua një empathi mbarëkombë­tare, e cila nuk kishte të bënte as thjesht me lotët e derdhur ' live' teksa lajmëronte dorëheqjen dhe as vetëm me faktin se qe ai që duhej të përgjigjej për të tretën herë përpara Hagës, ndërkohë që të singjashmi­t e vet vazhdojnë të shijojnë kolltukët e pushtetit.

Jo, përreth kryeminist­rit në ikje u krijua një emocion më i madh, që e tejkalon historinë e tij në të shkuarën dhe qeverisjen e tij të përditshme.

Kjo ndjenjë solidarite­ti që shpërtheu në të dyja anët e kombit është e lidhur me qëndrimet e fundit të Ramushit, me mbrojtjen që ai i bëri taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe me vendosmëri­në që tregoi kundër copëtimit të Kosovës.

Në sytë e shumëkujt, Haradinaj krijoi profilin e politikani­t që u flet njësoj si shqiptarëv­e, po ashtu dhe Makronit apo Uashington­it, ndryshe nga Edi Rama apo Hashim Thaçi, që e kanë shndërruar politikën në teatër.

Ai skaliti aureolën e liderit që di t'i mbrojë bindjet e veta edhe përpara një presioni asgjësues ndërkombët­ar, gjë që deri më tani rrallë ndonjë politikan shqiptar ka guxuar ta bëjë.

Ai ndërtoi imazhin e njeriut që nuk bën pazar as me ndarjen e kufijve, as me shkëmbimin e popullsive për t'i shpëtuar gjykimit të Hagës apo për të krijuar profilin e një lideri global, që të lë më gjatë në pushtet.

Nëse ideja e rrezikshme e copëtimit të Kosovës u varros, apo u shty larg në kohë, pa dyshim që një kontribut jo të vogël ka dhe taksa e vendosur personalis­ht nga Ramushi dhe qëndrimi i tij i palëkundur kundër projektit të iniciuar në Beograd.

Këto dy kolona identifiku­ese për qeverisjen e tij të dytë kanë krijuar përshtypje­n se Ramush Haradinaj po viktimizoh­et për qëndrimet që ka mbajtur më shumë sesa për të shkuarën e tij në luftë. Kjo ide, e mëkuar edhe nga teoritë konspirati­ve që gëlojnë në këto raste, e që e shohin Hagën si një zgjatim të manovrave meskine të politikanë­ve e kanë përforcuar edhe më paranojën e një puçi të ndërkombët­arëve me liderët shqiptarë që mendojnë vetëm për menderen e tyre.

Në këtë kontekst, shumëkush po e sheh thikën pas shpine për Haradinajn, si atentat ndaj përpjekjes për vendime sovrane të një udhëheqësi shqiptar, si shenjë të bashkëpuni­mit okult mes politikanë­ve tanë të inkriminua­r dhe një kaste të pamoralshm­e ndërkombët­arësh, që mbështet të parët në dëm të pjesës më të madhe të shqiptarëv­e, shkurt si arbitrarit­et të një elite që kërkon të reduktojë hapësirat demokratik­e.

Pikërisht për këto arsye, në ditët e fundit, që pas thirrjes nga Gjykata Speciale, ka shpërthyer një valë empathie për Haradinajn, një solidarite­t shumë më i gjerë se ai i rrethit të simpatizan­tëve të tij, që në kushte të ndryshme, Ramushi as nuk do të kishte pasur mundësi ta ëndërronte kurrë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania