Gazeta Shqiptare

Policia rrethon Teatrin në 7 të mëngjesit, përplaset me artistët

Tërhiqet zvarrë Edmond Budina, përlotet

- Fatmira Nikolli

Në orën 7 të mëngjesit furgona policie shi heshin rreth e rrotull teatrit ndërsa 30 protestues që e kishin gdhirë në mbrojtje, prisnin jashtë. Nga e enjtja teatri ruhet ditë e natë 24 orë nga frika e shembjes. Në Ora 7: 10 pranë derës ishte një punonjës u afruan punonjës të TK dhe polici private, ndërsa protestues­it u bënë barrikadë me trupat e tyre mes policëve e teatrit. Kur debati mes artistëve dhe policëve privatë u bë më i ashpër forca të shumta të policisë së shtetit u afruan duke iu shtuar atyre privatë. Përplasja fizike artistë- policë është e pashmangsh­me. Akoma nuk kanë ardhur televizion­et kur regjisori Edmond Budina që po ndalon hyrjen në teatër kur nis përplasja fizike mes tij e policëve. Ai tërhiqet zvarrë protestues­it ngrenë zërin. Ndërsa mbrohet dera policët synojnë të zënë oborrin. Protestues­it ndahen në dy grupe. Policia i shtyn dhe punonjësit që do zbrazin teatrin hyjnë brenda. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën thirrje qytetarëve për ndihmë. Pak minuta më pas oborri i teatrit mbushet me qytetarë. Mbërrijnë në shesh dhe ish- deputetë të PD- së. Policia dhe qytetarët janë ballë përballë. Neritan Liçaj del para policëve dhe u drejtohet me zemër: "çfarë bëni more burra? Keni marrë zvarrë Edmond Budinën? Po s'ju vjen turp more burra? Mos more. Mos more se po na shtypin të gjithëve. Mos more se teatri është i joni. Mos more se ju policët e ne artistët jemi nga e njëjta anë". Policët kanë ulur kokën. Artistët qajnë e bërtasin. Neritan Liçaj thotë mes lotësh se nuk do dorëzohet, se ka 30 vite në teatër dhe se fëmijët e tij nuk do i lërë në diktaturë. Ai ndihet vetëm. Ndihet i braktisur dhe rri i vetëm

para policëve- burra e gra. Mes mikrofonav­e thërrasin qytetarët tu bashkohen.

Pos policisë së shtetit mbërrijnë dhe Shqiponjat që krijojnë kordon mes derës së teatrit dhe artistëve protestues. Robert Budina çan kordonin e policisë dhe oborrin e teatrit e rrimarin protestues­it. Budina është gjakosur, po është në këmbë.

Në orën 10 në teatër vjen ish- deputeti i PS- së Arben Malaj. "Ju flas me fjalët e Nënë Terezës. Ajo ka thënë ndizni dritën. Unë i bëj thirrje Pandeli Majkos dhe Erjon Braçes që me një akt normativ ta ndalojnë ndërhyrjen". Malaj pritet me duartrokit­je. Përcillet prapë ashtu.

Ora 10: 30, në teatër vjen kreu i opozitës Lulzim Basha. Ai flet çan kordonin e policisë dhe afrohet te dera. Flet para protestues­ve. Thotë se Rama po pastron paratë e drogës. Ka duartrokit­je. Policia është aty, ka përplasje të lehta.

Edmond Budina flet para kamerave. "EDI Rama. Sot policia jote më hoqi zvarrë. Unë nuk ta hatroj kurrë sa të jem gjallë. Këtë që më ke bërë ti sot s'ma ka bëtë as komunizmi. Sot e vrave demokracin­ë. Na fute në fashizëm".

Ai qan. I dhemb dhe shton " "Është një nga ditët më të dhimbshme të jetës sime, i bëj thirrje dhe kryeminist­rit, që më ke zënë prej krahu dhe më ke tërhequr zvarrë, u bëj thirrje të gjithëve që të mos tentojnë më që të prishin këtë pasuri kombëtare. Unë them që ky është fundi i demokracis­ë shqiptare, ky është një regjim fashist, prandaj ky popull duhet të ngrihet i gjithi në këmbë. Teatri do të jetë varreza e fundit e këtij regjimi, unë falënderoj popullin e Tiranës që na ka mbështetur, dhe është pranë nesh. Të dashur miq mos u shisni për një copë bukë, hajdeni që të jemi bashkë, të ngrihemi të gjithë bashkë për të mbrojtur demokracin­ë dhe lirinë". Herë njëri e herë tjetri fjalën e marrin gjithë aktorët. Bëjnë thirrje për bashkim.

Qytetarë me fëmijë në krahë janë në oborr, kamerat xhirojnë çdo gjë, turistët ndalojnë e ikin. Ka statuse, foto, video e lot. Disa janë përgjakur lehtë. Policët ( disa) kërkojnë mirëkuptim, disa ulin kokën e disa shtyjnë me dhunë.

 ??  ??
 ??  ?? Përplasja e policisë me artistët, dje para Teatrit Kombëtar
Përplasja e policisë me artistët, dje para Teatrit Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania