Gazeta Shqiptare

Artistët ngujohen në Teatër, qeveria u fik drita e ujë

Bashkohen edhe qytetarët, Basha u prin protestues­ve në sallë Regjisori i njohur puth skenën e Teatrit

- Fatmira Nikolli

Mes orës 10 e 11 punonjës të Teat rit Kombëtar hyjnë në teatër me mbrojtjen e policisë që ta zbrazin atë. Është e pamundur t'i ndalosh. Policë të shtetit, privatë e ' Shqiponja' i mbajnë qytetarët larg. Është ora 11: 00 dhe vazhdon barrikada me policë e qytetarë. Lulzim Basha rri në anë të derës hyrëse. Përreth ka policë e qytetarë. Ka pak minuta që ndërsa policia ka rrethuar Bashën, artistët e protestues­it kanë bërë një rreng. Kanë ikur një nga një pa rënë në sy dhe kamë dalë nga dera anësore e teatrit. Kanë hyrë në teatër. Brenda dëgjohen zhurma. Policia sheh, por nuk kupton. Derisa Bashës i vjen një mesazh. Ai ngre dorën e thotë më ndiqni. Dera e teatrit hapet. Policët shtyjnë, qytetarë shtyjnë. Është forcë fizike. Basha i prin rrugës dhe në teatër hyjnë artistë e qytetarë. Janë më shumë se 100 veta, mes tyre ish deputetë. Dyert mbyllen dhe pas tyre rrinë policë. Protestues­it janë ndarë në dy pjesë. Një pjesë kanë hyrë në teatër në sallë dhe nisin thirrjen nga brenda, një pjesë janë jashtë dhe përplasen me policinë jashtë. Përplasjet jashtë dhe brenda mes policëve nëpër dyer dhe qytetarëve në sallë a në oborr zgjasin një orë. Lulzim Basha me të tijtë ulen në radhë të parë. Kanë një dokument për të firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit të enjten. Do bien dakord që PD të mbrojë teatrin dhe ta restaurojë kur të vijë në pushtet. Një orë më pas Basha ikën dhe lë të tijtë. Me të dalë Basha godinës ku janë ngujuar 100 qytetarë, gazetarë , artistë e protestues i priten dritat. Në terr nuk shihet asgjë. Pa gjumë, pa ngrënë, pa ujë dhe pa drita. Kjo është protestë e rrallë. Ndezin blicet e telefonave. Japin intervista e bëjnë thirrje për qetësi e për tërheqje. Mes hollit dhe derës hyrëse ngrenë barrikadë. Policia e shtyn, qytetarët e mbajnë. "Pasi energjia është prere, uji është prerë dhe dyert janë izoluar, padyshim që kjo situatë nuk ka asnjë ndryshim nga pengmarrja,

e cila dënohet me ligj. Qeveria shqiptare po merr peng qytetaret e saj brenda ambientit të Teatrit Kombëtar", thotë Aleanca.

Regjisori Edmond Budina, u përkul duke puthur skenën e Teatrit Kombëtar, me të hyrë në të, ndërsa tha

në një prononcim për mediat se aroma e këtij vendi është një mrekulli." Një pasuri e paçmuar publike e Tiranës që Edi Rama dhe Erion Veliaj duan ta shkatërroj­në dhe t'ia dhurojnë një prej klientëve kryesorë të tyre. S'ka skenë më të bukur në botë se kjo. Kjo është vlera jonë, që po e ruajmë nga vjedhja. Pa diskutim që kemi nevojë për një teatër të ri, ta ndërtojmë në një vend tjetër kudo që të jetë, jo një, por disa teatro. T'u japim dinjitet aktorëve e spektatorë­ve. Gjesti i sotëm i qytetarëve tregon që ky Teatër është i qytetarëve, askush nuk mund ta shkatërroj­ë këtë tempull, ky vend është i shenjtë, lëvizin shpirtrat e aktorëve që kanë dhënë jetën e shpirtin në këtë Teatër ",tha Budina. Në orën 16: 00 është qetësi. Të ngujuarve u sillet bukë e ujë dhe prozhektor­ë nga protestues­it që janë jashtë.

TEATRI BRENDA

Teatri brenda është lënë të shkatërroh­et. Perde, rekuizita, shkallë, stola, karrige e tavolina dergjen mes pluhurit. Është vapë në mesdreke dhe era e një godine të mbyllur bën të mos ketë ajër. Fotografit­ë e aktorëve të mëdhenj janë të hedhura kuturu. Ky është respekti për emrat e kombit? I kanë hedhur si të ishin plehra, si të ishin mbeturina. Jashtë ka policë, brenda qytetarë. Jashtë ka presion brenda qëndresë- dhe mes dy realitetev­e të ndara me thikë dergjen në pluhur emrat e artë të artit. Nëse bie Teatri që ata mbrojtën 20 vjet më parë, çfarë mbetet? Teatrin e kanë lënë të bjerë vetë, por ai është ende në këmbë mes pluhurit, protestues­ve dhe policëve dhe një projekti të dyshimtë në sirtarët e bashkisë.

 ??  ?? Qytetarë, artistë dhe politikanë brenda Teatrit Kombëtar
Qytetarë, artistë dhe politikanë brenda Teatrit Kombëtar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania