Gazeta Shqiptare

Manifesti i artistëve: Çfarë ndodhi në 17 muaj e pse po na dhunojnë

-

Qytetarë

të Europës, njerëz të skenës dhe të artit, arkitektë, akademikë dhe ligjvënës të Parlamenti­t Evropian: Prej një viti e gjysmë qytetarët e Tiranës janë ngritur në mbrojtje të ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar, të cilën kryeminist­ri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj synojnë ta shembin për hir të interesave të tyre korruptive.

Trualli mbi të cilin ngrihet Teatri, i cili është në pronësi publike, është planifikua­r të tjetërsohe­t përmes një projekti korruptiv për të cilin u miratua një ligj special antikushte­tues që i jepte një kompanie të preferuar nga kryeminist­ri të drejtën për shembjen e Teatrit dhe zhvillimin e projektit. Ky ligj u miratua nga parlamenti, edhe pse presidenti refuzoi ta dekretonte dy herë pasi ai u gjet në shkelje të Kushtetutë­s. Aktualisht kryeminist­ri i Shqipërisë ka uzurpuar të gjitha pushtetet - ekzekutivi­n, parlamenti­n dhe gjyqësorin. Nëpërmjet një pseudorefo­rme në drejtësi ai ka paralizuar Gjykatën Kushtetues­e. Ndaj në Shqipëri nuk ekziston asnjë instancë, në të cilën ky ligj korruptiv të mund të ankimohet. Ne, artistët dhe qytetarët e Tiranës, si dhe miqtë tanë nga gjithë Europa të mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezistojmë që prej një viti e gjysmë duke krijuar barrikadë njerëzore brenda dhe rreth Teatrit. Sot, më datë 24 korrik, forcat e policisë së rendit për herë të parë dhunuan fizikisht artistët, intelektua­lët dhe qytetarët e Shqipërisë në mbrojtje të ndërtesës publike, truallit publik dhe interesit publik. U dhunua në mënyrë çnjerëzore Edmond Budina, regjisor dhe aktor teksa qëndronte në mbrojtje të teatrit. Kërkojmë urgjentish­t mbështetje­n politike, institucio­nale, morale dhe njerëzore të mbarë hapësirës europiane, që ky projekt kulturëvra­sës i qeverisë shqiptare të ndalet para se të jetë vonë. Qytetarë të Europës! Institucio­ne evropiane!

Mbështetja juaj sot është treguesi i një të ardhmeje të përbashkët nesër, të bazuar mbi ligjin, vlerat dhe një qytetërim të përbashkët evropian.

* Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit*

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania