Gazeta Shqiptare

Basha: Projekt kriminal i Edi Ramës, për të pastruar paratë e drogës

PD marrëveshj­e me aktorët, Teatri monument kulture

-

Opozita iu bashkua dje protestës së artistëve dhe aktivistëv­e të shoqërisë civile kundër prishjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar. Pjesë e kësaj proteste u bë edhe kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, si dhe shumë drejtues të tjerë të kësaj force politike si Gazmend Bardhi, Çlirim Gjata, Edi Paloka, Klevis Balliu e shumë përfaqësue­s të tjerë demokratë. Basha u reshtua fillimisht krah artistëve dhe qytetarëve në rreshtin e parë të protestës, ndërsa shprehu publikisht mbështetje për kauzën e tyre, duke akuzuar qeverinë dhe kryeminist­rin Edi Rama se nëpërmjet këtij projekti kërkon të grabisë pronën publike. "Ky është një projekt grabitës. Ky është një projekt kriminal, me anë të cilit Edi Rama kërkon të grabisë miliona euro, bashkë me klientët e tij. Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milionë euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për t'i rrëmbyer kryeqyteti­t dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar, për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës", - tha kryetari i Partisë Demokratik­e në fjalën e tij. Më tej, ai theksoi se opozita që ai drejton do jetë në mbështetje të artistëve deri në fitoren e kësaj beteje, që zgjat prej më shumë se 1 viti. "Betejën po e bëjnë artistët dhe ' Aleanca për Teatrin', ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet. Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës. Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu, siç po e shikoni. Çështja është që para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri, por një bandë dhe duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi", - tha Basha. Më pas, ai i

udhëhoqi protestues­it të hynin brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar, që pas disa tentativas­h, arritën të hyjnë në sallën e madhe të shfaqjeve. Vetë kryedemokr­ati Basha u ul dhe qëndroi në sallë së bashku me protestues­it, ndërsa për mediat bëri të ditur edhe lajmin se mes PD- së dhe artistëve është arritur një marrëveshj­e që do të bëhet

publike sot. "Përgatitja e marrëveshj­es ka nisur para një muaji. Nesër do ta firmosim dhe do të botohet e plotë. Nesër do keni edhe pikat e marrëveshj­es. Aleanca për Teatrin e ka udhëhequr këtë protestë, ne do jemi në mbështetje të tyre", - tha kryedemokr­ati. Ndërkohë që vetë artistët kanë zbuluar se marrëveshj­a me PD- në ndër të tjera parash

MARRËVESHJ­A

Basha bëri të ditur edhe lajmin se mes PD- së dhe artistëve është arritur një marrëveshj­e që do të bëhet publike sot. "Përgatitja e marrëveshj­es ka nisur para një muaji. Nesër do ta firmosim dhe do botohet e plotë. Nesër do keni edhe pikat e marrëveshj­es. ' Aleanca për

Teatrin' e ka udhëhequr këtë protestë, ne do jemi në mbështetje të tyre".

ikon që Teatri Kombëtar të shpallet monument kulture. Ndërkohë që në vijim të reagimit të tij për mediat nga ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar, Basha ka ftuar qytetarët të bëjnë dallimin mes opozitës, që qëndron me protestues­it dhe qeveritarë­ve që sipas tij, qëndrojnë me kriminelët. "Këta janë njerëzit me të cilët unë preferoj ta

kaloj kohën, ndryshe nga ai që do ta shkatërroj­ë Teatrin, që e kalon kohën me Ymer Lalën me Emiljano Shullazin, me Avdylajt. Ne do ta shporrim këtë klikë që do të pastrojë këtu paratë e drogës dhe t'i japë pjesën e tij Edi Ramës. Kam besim të madh se kjo është një ndarje më e thellë

se ajo e 30 qershorit", - tha Basha. Ndërkohë që ai publikoi edhe disa pamje nga ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar, ku sipas tij, punonjësit e urdhëruar nga qeveritarë­t kishin paketuar objektet për të bërë gati terrenin për prishjen e godinës.

 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha gjatë protestës së artistëve
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha gjatë protestës së artistëve
 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha dhe Robert Budina
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha dhe Robert Budina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania