Gazeta Shqiptare

Vasili: Sulmi ndaj Teatrit, njësoj si bolshevikë­t kundër ' Pallatit të Dimrit'

-

Pjesë

e protestës së artistëve kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar u bënë edhe përfaqësue­sit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Drejtuesit e lartë të kësaj force, si nënkryetar­i Petrit Vasili dhe ish- deputetët Endrit Brahimllar­i e Floida Kërpaçi qëndruan fillimisht krah protestues­ve në ambientet e jashtme dhe më pas bashkë me ta qëndruan në ambientet e brendshme në sallën e shfaqje duke mbështetur artistët në kauzën e tyre. Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, e krahasoi sulmin ndaj Teatrit me sulmin e bolshevikë­ve ndaj ' Pallatit të Dimrit' në Rusi. "Edi Rama dhe vandalet e tij sulm mbi Teatrin, si bolshevikë­t mbi ' Pallatin e Dimrit'. Brutale, vulgarë dhe pagdhendur rilindësit e Edi Ramës dhunojnë objektet që kanë bërë historinë e mrekullues­hme të artit dramatik në Teatër. Njëlloj si bolshevikë­t, që urinonin mbi veprat e artit kur mësynë ' Pallatin e Dimrit', ashtu edhe këta vunë dorë mbi gjithçka me vlerë në Teatër", - tha Vasili. Në një prononcim për mediat, ish- deputeti i LSI, Endrit Braimllari u shpreh se Teatri nuk do shembet që të mbushen xhepat Edi Rama. Ai theksoi se qytetarët e Tiranës do dinë ta mbrojnë Teatrin. "Kjo dhunë e ushtruar nga policia është e papreceden­të, është terror policesk i Edi Ramës. Edi Rama nuk mundet që me terrorin e policisë dhe me dhunën e policisë të mbulojë oligarkinë, të mbulojë korrupsion­in e tij, të mbulojë vjedhjen e tij, Teatri nuk do shembet, sepse do e mbrojnë qytetarët e Tiranës. Teatri nuk mund të shembet për të mbushur xhepat Edi Rama", - tha Brahimllar­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania