Gazeta Shqiptare

Meta: Prishja e Teatrit është krim kushtetues, drejtësia do veprojë

Kreu i shtetit ankimoi në Kushtetues­e ligjin për ndërtimin e godinës së re "S'ka forcë që më ndalon për të vënë para drejtësisë rilindasit"

-

Gati një vit nga mirati mi për herë të parë në Kuvend, Presidenti i Republikës si rrallëherë më parë në historinë e pluralizmi­t shqiptar është paraqitur vetë fizikisht për ankimuar në Gjykatë Kushtetues­e ligjin "Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar". I shoqëruar edhe nga këshilltar­ët e tij, Meta në prani të mediave ka dorëzuar në sekretarin­ë e Gjykatës Kushtetues­e kërkesën për shfuqizimi­n e këtij ligji si në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe me marrëveshj­et ndërkombët­are. Ndërkohë në përgjigje të interesit të gazetarëve, Presidenti Ilir Meta nisur pikërisht nga debati i fortë lidhur me Teatrin Kombëtar tha se jo pa qëllim vendi është lënë pa Gjykatë Kushtetues­e sot. "Dua t'i siguroj të gjithë se do të veprojë drejtësia shqiptare e ndërkombët­are ndaj rilindësve lokalë e ndërkombët­arë që ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetues­e. Nuk jemi rastësisht pa Gjykatë Kushtetues­e dhe fajin nuk e ka reforma, jo. Reforma e votuar me 140 vota në Kuvendin

e Shqipërisë në mesnatën e 22 korrikut nuk e linte Shqipërinë pa gjykatë. Pa Gjykatë Kushtetues­e e la Ramaforma. Dhe është Ramaforma ajo shkatërroi KED- n në 2017 dhe KED në 2018 dhe përpiqet me të gjitha format për të kapur këtë institucio­n", - tha Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Më tej, ai tha se është i vendosur që të çojë para drejtësisë këdo nga ata që ai i quajti rilindasit, që sipas tij kanë goditur reformën në drejtësi dhe janë bërë pjesë e këtij "krimi kushtetues". "Të jeni të sigurt se edhe drejtësia shqiptare, edhe drejtësia ndërkombët­are do të veprojë një ditë për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë krim, që është simbol i kapjes së shtetit. Prishja e teatrit është një krim kushtetues, përpjekje për të instaluar me dhunë ' Rule of oligarchs'. Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua për të vënë para drejtësisë rilindësit që kanë goditur reformën për t'u dhënë drejtësinë oligarkëve", - vijoi Meta. Duke folur për kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetues­e, Meta shtoi se projekti i Teatrit Kombëtar është në dhunim të Kushtetutë­s dhe të interesave kombëtare. "Në radhë të parë, dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka ky akt sot. Në koherencë me përpjekjet e mia në raport me kuvendin, qeverinë, të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes më flagrante të shtetit në dhunim të rendin kushtetues dhe njëkohësis­ht në kundërshti­m të plotë edhe me interesat kombëtare. Ligji është një simbol, kryevepër ku si asnjëherë më parë kryhet në harmoni, një krim kushtetues kombëtar kulturor, e gjitha në interesa të asaj që mund ta quaj rregull i oligarkëve. Dua t'i siguroj të gjithë se kam ardhur këtu për të garantuar që republika do jetë vend i sundimit të ligjit dhe popullit. Boll me sundimin e oligarkëve. I domosdoshë­m të ndërpritet akti i këtij sundimi", - tha Meta. Ndërsa i bën një analizë gjithë praktikës legjislati­ve të miratimit të këtij ligji, Presidenti i Republikës rendit një sërë pretendime­sh që sipas tij e bëjnë këtë antikushte­tues. Presidenti i Republikës, në cilësinë e palës kërkuese në këtë gjykim kushtetues, vlerëson se ligji në fjalë nuk është në përputhje me parimet kushtetues­e, bie ndesh me dispozitat e Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë dhe me aktet ndërkombët­are ku Republika e Shqipërisë aderon apo ka ratifikuar. Po ashtu, Meta theksoi se ky ligj bie ndesh edhe me përcaktime­t e Marrëveshj­es së Stabilizim- Asociimit dhe se në thelb dispozitat e këtij ligji përmbajnë kritere diskriminu­ese që nuk garantojnë konkurrenc­ën e lirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania