Gazeta Shqiptare

Kryebashki­akët e djathtë takojnë Bashën: Asnjë shans të lëshojmë zyrat

KQZ do shpallë rezultatin përfundimt­ar të hënën

-

Të hënën e ardhshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë rezultatin përfundimt­ar të votimeve të 30 qershorit dhe duke mbyllur kështu zyrtarisht procesin zgjedhor për pushtetin vendor. Deri të premten Kolegji Zgjedhor ka parashikua­r të shqyrtojë të gjitha ankimimet e mbetura duke i hapur rrugë më pas KQZ- së që të procedojë me vendimmarr­jen e saj për shpalljen e rezultatit përfundimt­ar. Lajmin e konfirmon anëtari i KQZ- së, Bledar Skënderi, i cili e konsideron të hënën si afatin e fundit brenda të cilit ky komision do shprehet me vendim për rezultatin final të zgjedhjeve. "Të premten kolegji shqyrton ankimet e fundit e besoj maksimumi të hënën do të kemi rezultat përfundimt­ar në shkallë vendi", - shprehet Skënderi. Por, pavarësish­t se kur KQZ shpall rezultatin përfundimt­ar, Skënderi bën të ditur se kryetarët e rinj të bashkive që sot mund të fillojnë të hyjnë në zyra nëse këshilli bashkiak ka kaluar në kolegj dhe nëse mandati i kryetarit është vërtetuar nga gjykata. "Konstituim­i i parë i këshillave do të bëhet besoj sipas çdo bashkie, sepse në vitin 2015 çdo bashki ka pasur një datë të ndryshme të konsitutim­it të këshillave dhe të betimit të kryetarit të ri. Kështu që afati 4 vjeçar mbaron në data të ndryshme për secilën bashki", - tha më tej Skënderi. Por ndërsa KQZ dhe mazhoranca po bëhet gati për të vijuar procesin e konstituim­it të institucio­neve të reja të pushtetit vendor, kryebashki­akët e djathtë janë të vendosur që të mos bëjnë asnjë hap pas sa i përket qëndrimit të tyre të mëparshëm për të mos i lëshuar zyrat e tyre. Ata zhvilluan dje një takim me kryetarin e Partisë Demokratik­e Lulzim Basha ku ndër të tjera u diskutua edhe në lidhje me këtë situatë që pritet të krijohet në ditët në vijim. Pas këtij takimi ata thanë se do të dalin prej andej vetëm pasi të bëhen zgjedhje legjitime. Kështu pavarësish­t se nuk ka një qëndrim zyrtar se si do të ve

projë opozita, kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka përsëritur se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk e liron zyrën e tij. "Nuk kishte zgjedhje më datë 30 qershor. Ne do vazhdojmë punë deri në zgjedhjet e reja",

 ??  ?? Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias
 ??  ?? Kryebashki­akët e djathtë
Kryebashki­akët e djathtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania