Gazeta Shqiptare

Kuvendi çon "Metën" në Venecia, zbardhen 8 pyetjet për ekspertët

Kryeparlam­entari Ruçi i ka dërguar kërkesën kreut të Venecias Gianni Buquiçhio Legjislati­vi kërkon opinion urgjent në lidhje me presidenti­n

-

Mazhoranca i është përgjigjur "flakë për flakë" nismës së Presidenti të Republikës për ankimimin në Gjykatë Kushtetues­e të ligjit për prishjen e Teatrit aktual Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re moderne. Menjëherë sapo Meta iu drejtua personalis­ht Kushtetues­es, Kuvendi iu drejtua Komisionit të Venecias për opinion nëse Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutë­n me vendimin e tij për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit apo jo. Në zbatim të vendimit të Komisionit Hetimor, Kuvendi në shkresën e vet i kërkon Komisionit të Venecias të përgjigjet për 8 pyetje në lidhje me detyrat e kompetenca­t e Presidenti­t të Republikës pas procedurav­e që ka nisur mazhoranca për shkarkimin e tij. Kërkesa e Kuvendit i drejtohet Komisionit të Venecias dhe Presidenti­t të saj Gianni Buquiçhio për një opinion urgjent në lidhje me Presidenti­n e Shqipërisë. Në shkresë Kuvendi bën një përmbledhj­e të situatës në vend, duke nisur nga caktimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti, qëndrimi i opozitës e djegia e mandateve, mospjesëma­rrja e PD e LSI në zgjedhje, përplasjet në KZAZ- të në bashkitë e drejtuara nga përfaqësue­s të opozitës në vend, 30 qershori dhe deri tek komisioni hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit. "Cili është roli i Presidenti­t të Republikës në regjimet parlamenta­re si Shqipëria, në raport me pushtetet e shtetit sa i takon proceseve zgjedhore? Cilat janë detyrimet kushtetues­e dhe konventore që i imponohen Presidenti­t të Republikës në regjimet parlamenta­re, siç është edhe Shqipëria, në ushtrimin e kompetencë­s për caktimin e datës së zgjedhjeve? A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence që rrjedhin nga e drejta demokratik­e e zgjedhësve për ta ushtruar këtë të drejtë sipas marrëveshj­es kushtetues­e, me siguri dhe parashikue­shmëri? Kompetenca e Presidenti­t të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë e tij për të vendosur ushtrimin e sovranitet­it të popullit, apo një detyrim i tij për të garantuar cilësisht ushtrimin e sovran

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio
Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania