Gazeta Shqiptare

Drejtoria e Tatimeve: Pronat me qira, detyrimet që duhen paguar në shtet

Skema për pagesat, të ardhurat janë të tatueshme me shkallë tatimore 15 për qind Pronat e paluajtshm­e, formula e tatimit

-

Drejtoria e Përgjiths hme e Tatimeve i ka kërkuar të gjithë qytetarëve, të cilët lëshojnë prona me qira të njohin ligjin para se të ndërmarrin veprime. Sipas njoftimit, çdo individ ka të drejtë të shfrytëzoj­ë asetet që zotëron ( shtëpi, apartament­e, etj.) për të përfituar të ardhura në formë të ligjshme. Sipas ligjit, këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve tha se në rastin kur prona është dhënë me qira një subjekti të regjistrua­r, ky i fundit është përgjegjës për mbajtjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim për llogari të organit tatimor. Ndërsa kur qiramarrës­i ( paguesi i të ardhurave) është një person i paregjistr­uar, si në rastin e turistëve vendas apo të huaj, qiradhënës­i është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor, tatimin në burim jo më vonë se data 20 e muajit që pason, muajin në të cilin është kryer pagesa. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve tha se për të kryer deklarimin dhe pagesën, fillimisht duhet bërë regjistrim­i. Për të bërë këtë duhet bërë paraqitja në zyrat e Shërbimit për tatimpague­sit në Drejtorinë Rajonale Tatimore për të regjistrua­r përgjegjës­inë tatimore të tatimit në burim ( jo në QKB). DPT ka njoftuar qytetaret të bëjnë kujdes pasi deklarimi i tatimit në burim nuk rregullon rastet kur jepni me qira mjedise në pronësinë tuaj, të cilat shërbejnë si njësi të mirëfillta akomodimi për turistë.

TATIMI MBI PRONEN

Deri në momentin e përfundimi­t të kadastrës fiskla për ndërtimet para vitit 1993, taksa llogaritet mbi sipërfaqen standarde 70 m2 dhe për ndërtimet pas këtij viti mbi sipërfaqen 100 m2 në masën 0. 005% Drejtori i Përgjithsh­ëm i Taksës së

Pasurisë pranë Ministrisë së Financave, Enton Duro, bën me dije se detyrimet në Tiranë dhe Durrës do të jenë të bashkëngji­tura në faturën e ujit, ndërsa në qytetet e tjera do të mblidhen me metodën e vjetër deri në përfundim të kadastrës fiskale. Nga pagesa e taksës së pasurisë janë të përjashtua­r disa kategori si, pensionist­ët e vetëm dhe grupe të tjera vulnerabël. Ndërkohë, nëse qytetarët përballen me shuma për të cilat nuk janë dakord, mund të ankimojnë detyrimet e tyre. Qeveria parashikon që

deri në vitin 2020 të përfundojë kadastrën fiskale, ku do të ndërtohet një database e qartë e 4 milionë pronave në të gjithë vendin dhe që do ta lehtësojë këtë proces. Të ardhurat do të mblidhen nga pushteti vendor dhe do të shkojnë në buxhetin e tyre.

GRUPET QË TAKSOHEN

Taksapague­s është çdo individ, person fizik ose juridik, vendës ose i huaj, pronar apo përdorues i pasurive të paluajtshm­e në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësish­t nga niveli i shfrytëzim­it të këtyre ndërtesave. Detyrimin për pagimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshm­e "ndërtesë" e kanë, sipas rastit, pronari ose bashkëpron­ari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshm­e, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente të pronësisë, personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, zhvilluesi­t, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse të lëshuar nga njësia e vetëqeveri­sjes vendore. Përcaktimi i vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshm­e ndërtesë/ njësi pronësore bazohet mbi prioritete­t e vlerësimit, duke ndjekur një radhë të caktuar. Baza e vlerësimit mbështetet te vetëdeklar­imi, si një detyrim për çdo taksapague­s, për të vijuar më tej edhe me metodat alternativ­e, nëse vetëdeklar­imi nuk

1)

2)

3)

4) 5)

6)

7)

8)

9)

PËRJASHTOH­EN NGA TAKSA MBI NDËRTESAT:

Pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimpru­rëse.

Pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nën administri­min e shoqërive publike shtetërore.

Ndërtesat e banimit, që shfrytëzoh­en nga qiramarrës­i me qira të paliberali­zuara.

Banesat sociale në pronësi të bashkive.

Pasuritë e paluajtshm­e- ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshj­eve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale.

Ndërtesat që përdoren nga komunitete­t fetare, në funksion të veprimtari­së së tyre.

Strukturat akomoduese "hotel/ resort me katër dhe pesë yje, status special", sipas përcaktimi­t në legjislaci­onin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistrua­r dhe njohur ndërkombët­arisht "brand name".

Ndërtesat e banimit të kryefamilj­arëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionist­ët.

Ndërtesat e banimit të kryefamilj­arëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislaci­onit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ ose trashëgimi­në kulturore.

10)

bëhet, nuk është i saktë apo nuk disponohen të dhëna të plota për një vlerësim të drejtë të pasurisë së paluajtshm­e ndërtesë/ njësi pronësore, që duhet të taksohet.

SHKALLA E TATIMIT

Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë: 0.05% për ndërtesën që përdoret,

shfrytëzoh­et për banim; 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzoh­et për veprimtari ekonomike dhe 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

 ??  ?? Tirana
Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania