Gazeta Shqiptare

2.6 milionë USD pas skandalit me “DH Albania”

‘ Unaza e Madhe’, kompanitë e sigurimit do të paguajnë

-

Shqiponja", masen 269 574 000 Lekë. Pas provave dhe argumentev­e të paraqitura nga juristët e ARRSH, gjykata ka dhënë vendimin e saj, duke pranuar tërësisht padinë e bërë sipas objektit të kërkesë padisë. Në këtë mënyrë shtetit shqiptar jo vetëm që nuk i është shkaktuar asnjë dëm ekonomik nga situata e krijuar në këtë projekt prej shoqërisë "Biba X shpk + DH Albania shpk", por do të arkëtohen edhe rreth 2.6 milionë USD si dëmshpërbl­im nga kompanitë e sigurimit." Thuhet në njoftim. Në javën e parë të dhjetorit News 24 publikoi fakti që një nga kompanitë që fitoi tenderin për ndërtimin e lotit të parë në Unazën e re kishte paraqitur dokumente të falsifikua­ra. Nga ana e ARRSH u bë prishje e kontratës ndërkohë që Ministria për Infrastruk­turën dhe Energjinë bëri me dije se kishte bërë një komunikim shkresor me Ambasadën Amerikane. Materialet që do të vijnë nga SHBA sipas ministrisë do t'i kalojnë Prokuroris­ë, e cila do të bëjë edhe hetimin e çështjes. Kompania DH Albania e cila fitoi procedurën e prokurimit si bashkim operatorës­h rezultonte e regjistrua­r në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas prishjes së kontratës asaj do t'i sekuestroh­et 10 për qind e vlerës së procedurës së prokurimit e lënë si garanci. Ajo kishte fituar edhe një tjetër procedurë me Operatorin e Sistemit të Transmetim­it me një vlerë 12 milionë euro ndërkohë që edhe nga OST është prishur në mënyrë të njëanshme kontrata. Pas problemati­kës së shfaqur me kompaninë DH Albania nga ana e Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë u kërkua një ndryshim ligjor që lidhet me pjesën e prokurimev­e ku është propozuar që për operatorët fitues verifikimi i dokumentev­e që paraqiten të jetë i detyrueshë­m ndërkohë që sot është opsional nëse ka tregues apo dyshime që tregojnë të kundërtën. Ndërkohë në daljen para mediave pak ditë më parë ministri i Energjisë i asaj kohe Damian Gjiknuri deklaroi se projekti i Unazës së Madhe do të vazhdonte përpos situatës së krijuar. Në fakt, procedura e prokurimit u hap nga ARRSH por nuk u pranua asnjë ofertë ndërkohë që së fundmi u zhvillua sërish dhe ku morën pjesë të paktën shtatë kompani. Vlerësimi i ofertave do të bëhet në vijim së bashku me vlerësimin e dokumentac­ionit tekniko- ligjor. Ndërkohë vlen të theksohet se tashmë është ndryshuar edhe projekti duke kaluar nga rrethrrotu­llimi tek nenkalimi një zgjidhje që iu dha pas protestave të banorëve tek Unaza.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania