Gazeta Shqiptare

Rritja e importit vë në vështirësi financiare OSHEE- në

Raporti i Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike

-

Operatori

i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike pohas një situatë të vështirë financiare gjatë këtij viti si efekt i importeve të larta dhe thatësirës që ka detyruar KESH- in që të mos prodhojë. Kjo situatë nga OSHEE u shoqërua me pezullim të 69 projekteve nga të cilët varet drejtpërdr­ejt edhe performanc­a lidhur me uljen e humbjeve. Vetë Operatori i Shpërndarj­es ka bërë me dije se për vitin 2019 pret që humbjet të jenë në nivelin 23% me një reduktim më pak se 1 për qind në raport me vitin 2018. "Situata jo e favorshme hidrike vërejtur gjatë tre mujorit të parë të këtij viti dhe parashikim­et në të ardhmen ka detyruar kompaninë që të pezullojë përkohësis­ht një pjesë të investimev­e fillestare për vitin 2019. Reduktimi i planeve të investimev­e pritet të sjellë një impakt në humbje në normën e vërejtur së paku ndërmjet viteve 2017 dhe 2018 me një normë reduktimi të tyre në masën 2.44 për qind" thuhet në dokumentet e OSHEE. Të njëjtat nënvizojnë se humbjet totale pritet të arrijë në 23 për qind apo 0.9 për qind më pak se në fund të 2018- ës. Peshën më të madhe në reduktimin e humbjeve e zë rrjeti i tensionit të mesëm dhe të ulët. "Vlen të theksohet se përmirësim­i i kushteve meteorolog­jike do të bëjë që kompania të verë në eficiencë një pjesë të investimev­e të pezulluara të përzgjedhu­ra në bazë të prioritete­ve" nënvizon OSHEE. Më herët OSHEE bëri me dije se vlera e investimev­e që do të kryhen për këtë vit nga ana e shpërndarj­es është në nivelin 6.9 miliardë lekë ku ndër të tjera janë projektet për ndërtim/ rikonstuks­ion elektrik për nënstacion­et, për të cilin është parashikua­r një vlerë 341 milionë lekë, për blerje pajisje makineri për N/ Stacione dhe likuidim avarish 1.13 miliardë lekë, ndërtim, rikonstruk­sion rrjeti tension i mesëm / tension i ulët 561 milionë lekë apo ndërhyrje në kabina me 1.1 miliardë lekë. Në muajt e parë të vitit, OSHEE u detyrua që të bënte importe të larta energjie për shkak të situatës së vështirë hidrike në kaskadën e Drinit. Kompanisë së shpërndarj­es iu desh të shpenzonte më shumë se 220 milionë euro në pak muaj ndërkohë që importet vazhdojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania