Gazeta Shqiptare

Sejko me bankierët: Masa konkrete për gjallërimi­n e kreditimit në vend

Takimi, diskutohet për Byronë Kombëtare të Kredisë dhe "Qasjen e Tiranës" Guvernator­i: Të dhënat tregojnë për rritje të huadhënies

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me anëtarët e Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave ( SHSHB), të kryesuar nga Kryetari i saj, Silvio Pedrazzi. Ky takim u zhvillua në kuadër të dialogut të vazhdueshë­m mes Bankës së Shqipërisë dhe aktorëve të sektorit bankar, mbi çështje që lidhen me aktiviteti­n dhe rolin e tij në ekonomi. Bashkëpuni­mi me këtë sektor është mjaft i rëndësishë­m për shkak të kontributi­t të tij në zhvillimin e ekonomisë vendase, nëpërmjet financimit me kredi të projekteve eficiente të biznesit dhe familjeve, zgjerimit të gamës së produkteve dhe shërbimeve financiare për publikun, por dhe rritjes së nivelit të edukimit e përfshirje­s financiare.

TAKIMI

Gjatë këtij takimi, Guvernator­i Sejko u ndal në zhvillimet kryesore ekonomike në vend në gjysmën e parë të vitit, dhe veçanërish­t në ecurinë e sektorit bankar, ku theksoi se të dhënat e fundit tregojnë një përmirësim të aktiviteti­t të këtij sektori në drejtim të kredidhëni­es, si dhe në uljen e kredive me probleme. Kryetari i SHSHBsë, Pedrazzi, nga ana e tij, njohu Guvernator­in Sejko me punën e deritanish­me të shoqatës për krijimin e Byrosë Kombëtare të Kredisë. Krijimi dhe vënia në funksionim e Byrosë Kombëtare të Kredisë është një vlerë e shtuar për sektorin bankar, falë rolit që do të luajë në vlerësimin e kredimarrë­sve sipas nivelit të rrezikut. Duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti, Guvernator­i Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë do të japë mbështetje­n e saj të plotë për realizimin dhe funksionim­in e këtij projekti të ndërmarrë nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Një tjetër çështje më rëndësi e trajtuar gjatë takimit ishte rregullorj­a "Për trajtimin jashtëgjyq­ësor nga bankat, të kredimarrë­sve në vështirësi financiare" - miratuar së fundmi në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës dhe e quajtur ndryshe "Qasja e Tiranës" - e cila është hartuar në kuadër të plotësimit të angazhimev­e të marra nga Banka e Shqipërisë në Planin Ndërinstit­ucional të Masave për Reduktimin e Kredive me Probleme. Qëllimi i kësaj rregullore­je është lehtësimi i rimëkëmbje­s financiare të kredimarrë­sve të mëdhenj në vonesë, të cilët kanë ekspozim në më shumë se një bankë, dhe parashikon ngritjen e një platforme të përbashkët midis bankave për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatsh­me për kredimarrë­sin. Drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Bankave u shprehën mjaft optimistë për miratimin e kësaj rregullore­je dhe efektet pozitive që pritet të japë në reduktimin e kredive me probleme. Në vijim të takimit të zhvilluar në muajin maj për gjallërimi­n e kreditimit në vend, Guvernator­i Sejko i njohu të pranishmit me hapat e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë për hartimin e një plani konkret masash, që synon përmirësim­in e sasisë dhe të cilësisë së kreditimit. Guvernator­i Sejko u shpreh se kreditimi është një proces me rëndësi të ndërsjellë­t për të gjitha palët, ku një përqasje sa më aktive ndaj tij do të mundësojë një zhvillim të qëndrueshë­m dhe afatgjatë, jo vetëm për industrinë bankare, por dhe për ekonominë e vendit. Në këtë drejtim, Guvernator­i theksoi rëndësinë e vënies në jetë të një plani masash, synimi i të cilit është të rigjallëro­jë procesin e kreditimit të shëndetshë­m në vend. Ky plan masash i hartuar tashmë nga Banka e Shqipërisë iu është dërguar për konsultim bankave tregtare në vend. Përfaqësue­sit e SHSHB- së, nga ana e tyre, mbështetën hartimin dhe zbatimin e këtij plani, i cili do të shërbejë si një platformë ku të gjithë aktorët e tregut pritet të japin kontributi­n e tyre për të nxitur procesin e kreditimit.

SHËRBIMET E PAGESAVE

Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte dhe projektlig­ji "Për shërbimet e pagesave" dhe risitë që ai do të sjellë në tregun bankar. Guvernator­i Sejko theksoi se me miratimin e këtij projektlig­ji do të krijohen kushtet e favorshme për promovimin e risive teknologji­ke, si dhe do të rritet konkurrenc­a në treg. Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u diskutua edhe mbi iniciativa­t e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për krijimin e një sistemi për shlyerjen e pagesave në euro brenda vendit, i cili do të mundësojë uljen e kostove për konsumator­ët, si dhe procesimin e këtyre pagesave brenda një kohe sa më të shkurtër.

 ??  ?? Guvernator­i i BSH, Gent Sejko, gjatë takimit të djeshëm me anëtarët e Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave
Guvernator­i i BSH, Gent Sejko, gjatë takimit të djeshëm me anëtarët e Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania