Gazeta Shqiptare

Bonot, interesat shënojnë rritjen e radhës

-

Interesat

e bonove të thesarit në tregun primar u rritën edhe gjatë muajit korrik. Në ankandin e të martës, bonot me maturim 12 mujor regjistrua­n një interes mesatar të ponderuar prej 1.87%, nga 1.74% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Pas disa muajsh me radhë të rënies së interesave deri në vlera minimale historike, interesat po lëvizin drejt një normalizim­i. Rregullimi i interesave ishte i pritshëm, duke pasur parasysh se rënia kishte arritur nivele shumë të ulëta dhe ndoshta të paparashik­uara. Pas emetimit të eurobondit, në tetor 2018, tregu i brendshëm financiar u gjend edhe më likuid se zakonisht. Kjo rriti konkurrenc­ën mes investitor­ëve për të blerë bono dhe obligacion­e, në mungesë të alternativ­ave të tjera të investimit financiar në monedhën vendase. Tashmë, rënia natyrshëm arriti një pikë fundore dhe interesat po nisin të lëvizin drejt niveleve më të arsyeshme. Nga ana tjetër, duket se tregu mund ta ketë përthithur disi likuiditet­in e tepërt gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Kjo ka sjellë një përafrim mes kërkesës dhe ofertës në ankandet e fundit. Pavarësish­t se interesat janë në një cikël axhustimi në rritje, ekspertët nuk presin që gjatë vitit 2019 kjo rritje të ketë përmasa të mëdha. Shtimi i pasigurive për rritjen ekonomike ka bërë që, për momentin, Banka e Shqipërisë ta shtyjë në kohë reduktimin e stimulit monetar. Në kushtet kur gjendja e tregut paraqitet pa zhbalancim­e të mëdha dhe në mungesë të sinjaleve nga politika monetare, besohet se normat e interesit do të qëndrojnë në nivele relativish­t të ulët edhe këtë vit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania