Gazeta Shqiptare

ISSH: Si mund të përfitojnë pension shqiptarët që jetojnë jashtë vendit

"Njihuni me zbritjet që mund të përfitoni nga parapagime­t"

- Voltiza Duro

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë ven dit, por që kanë punuar me kontribute në Shqipëri, mund të përfitojnë pension, edhe pse nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontribute. Instituti i Sigurimeve Shoqërore i ka bërë thirrje të gjithë të interesuar­ve që të sigurohen vullnetari­sht për të marrë pagesën e pensionit të pleqërisë, invalidite­tit, apo familjar. "Qytetarë emigrantë! Instituti i Sigurimeve Shoqërore ju ofron sigurimin shoqëror vullnetar, si një mundësi më shumë për të përfituar pension pleqërie, invalidite­ti dhe familjar",- thekson ISSH. Ndërkohë kjo e fundit bën me dije për të gjithë të interesuar­it se pensioni i plotë i pleqërisë përfitohet me 36 vite e 4 muaj punë të siguruar, ndërsa pensioni i pjesshëm kërkon minimalish­t 15 vite pune me sigurime. Për të përfituar pension nga shteti shqiptar, emigrantët duhet të paguajnë një pagesë kontributi prej 5184 lekësh në muaj. "Nëse do të parapaguan­i në fillim të periudhave do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore; 3% mbi shumën për një pagesë 6 mujore; dhe 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore. Ju mund të siguroheni edhe për vitet e kaluara dhe mund të futeni në këtë skemë pa qenë të siguruar më parë. Kontribuon­i për të kaluarën dhe të tashmen, t'ju sigurojmë të ardhmen!",- bën thirrje Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Por nëpërmjet sigurimit vullnetar, mund të përfitojnë jo vetëm emigrantët shqiptarë, por të gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri e dëshirojnë të kenë një masë pensioni më të lartë se ai që është paracaktua­r më parë.

KUSHTET E PËRFITIMIT

Në skemën e sigurimit vullnetar përfshihen shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshë­m; si dhe personat

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania