Gazeta Shqiptare

Si të përfitoni pension më të lartë, kërkesa që duhet të plotësojnë të moshuarit

ISSH: Dokumentac­ioni që duhet të dorëzojnë kandidatët. Regjistrim­i në portal Cila është procedura e rishqyrtim­it dhe si bëhet aplikimi

- Voltiza Duro

Pas caktimit të masës së pensionit, jo pak përfitues shfaqin pakënaqësi në lidhje me pagesën që iu takon. "Gazeta Shqiptare" publikon sot procedurën që duhet të ndjekin pensionist­ët për të rritur masën e pensionit duke bërë paraprakis­ht një kërkesë në portalin qeveritar e- albania si dhe dokumentac­ionin e plotë që duhet të dorëzojnë të interesuar­it.

PROCEDURA

Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentac­ion shtesë, për një masë më të lartë përfitimi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementa­r të parakohshë­m. "Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtim­in e përfitimit tuaj ( sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar)."- theksohet në portalin qeveritar e- albania. Për të patur akses në këtë të fundit, të interesuar­it duhet të regjistroh­en si qytetar në portal dhe të plotësojnë formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila do të hapet menjëherë pas klikimit të butonit "Përdor" në krah të këtij shërbimi. Më tej në portal bëhet me dije se numri i sigurimit plotësohet paraprakis­ht në momentin që aplikanti hyn në portal me kredencial­et e tij përkatëse. "Me informacio­nin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatiki­sht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. Numri dhe data e protokolli­t do plotësohet nga punonjësit tanë. Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.",- nënvizon e- albania për të gjithë pensionist­ët që dëshirojnë të aplikojnë për rishqyrtim të masës së pensionit. Ndërkohë të gjithë aplikantët pasi të kenë përdorur këtë shërbim elektronik, duhet të paraqiten në zyrat e agjencive lokale për të dorëzuar dokumentac­ionin e kërkuar.

DOKUMENTAC­IONI

nevojshme për rishqyrtim janë në varësi të objektit të rishqyrtim­it. Por aplikantët duhet të kenë parasysh që të dorëzojnë një kopje të kartës së identiteti­t ose certifikat­ë personale; një certifikat­ë familjare; vërtetim për pagat pas vitit 1993; vërtetim nga arshiva e ISSH- së, DRSSH- së për vjetërsi në punë; vërtetim për kontribute­t si i vetëpunësu­ar në bujqësi; vërtetim për

SHËRBIMI

"Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë ‘ online’ për rishqyrtim­in e përfitimit tuaj ( sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar)."theksohet në portalin qeveritar ‘ eAlbania’. kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak; vërtetim nga shkolla, kur fëmija është 18 vjeç - 25 vjeç; vërtetim nga Tatim Taksat për pjesëtarët që ka në ngarkim; si dhe një vërtetim nga Zyra e Punës si punëkërkue­s. Ndërkohë të interesuar­it duhet të dorëzojnë edhe një fotokopje të kontratës me KESH- in; dëshminë e penaliteti­t për të përndjekur­it politikë; vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit ( të përndjekur­it politikë); diplomën e shkollës së lartë; fletëdrejt­imi për në KMCAP dhe fletëdalje­t nga spitali; analiza mjekësore sipas diagnozës; vërtetim identiteti; aktverifik­im; vendim gjykate; deklaratë individual­e për punësim ( e përvitshme) mod. 09; si dhe një deklaratë individual­e që nuk është i punësuar ( mod. 08). Gjithashtu pensionist­ët duhet të paraqesin pranë zyrave përkatëse edhe: vërtetimin e pagës referuese modelar nr. 02; vërtetim i pagës mesatare referuese modelar nr. 03; vërtetim i viteve të shërbimit modelar nr. 03; vërtetim për derdhje të kontributi­t suplementa­r nr. 08; vërtetim page referuese të përfitimit shtetëror suplementa­r; vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë; vërtetim për derdhje të kontributi­t suplementa­r; vërtetim i pagës referuese; si dhe një vërtetim për periudhën e shërbimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania