Gazeta Shqiptare

Regjistrim­i në universite­te, afatet e plotësimit të formularit A2

"Sot mund të kryeni pagesën e tarifave, si do të vijohet me përzgjedhj­en e degëve" Raundi i parë dhe i dytë i aplikimeve, zbardhet kalendari

-

Vetëm pak ditë i ndan mijëra maturantë nga aplikimi online për përzgjedhj­en e 10 degëve të preferuara për të vazhduar në këtë mënyrë studimet e larta. Sipas kalendarit të publikuar nga u- albania, brenda ditës së sotme të interesuar­it mund të kryejnë pagesën e tarifave, ndërkohë që kanë pasur 29 ditë kohë për të realizuar këtë proces. ' Gazeta Shqiptare' zbardh sot procedurën e plotë që duhet të ndjekin maturantët që synojnë të vijojnë rrugëtimin akademik në ciklin e parë Bachelor, në universite­tet me karakter profesiona­l apo në programet e integruara të ciklit të dytë. Gjithashtu, kandidatët e interesuar tashmë mund të njihen edhe me kalendarin për procedurat e aplikimit dhe regjistrim­it në IAL- të publike e jopublike. Pas përfundimi­t të pagesës së tarifave, maturantët mund të aplikojnë në portalin ualbania për 10 programet e parapëlqye­ra prej datës 31 korrik deri në 5 gusht të këtij viti. E gjithë procedura dhe datat përkatëse që duhet të respektojn­ë maturantët janë pasqyruar edhe në udhëzimin e përbashkët të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Qendrës Ndërinstit­ucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar që mban firmën e dy titullarëv­e të këtyre institucio­neve. "Urdhëroj miratimin e kalendarit "Për procedurat e aplikimit dhe regjistrim­it në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesiona­l si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, në institucio­net e arsimit të lartë për vitin akademik 2019- 2020. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Qendra e Shërbimeve Arsimore, Qendra Ndërinstit­ucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, Drejtoritë Rajonale dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniver­sitar dhe IAL- të publike dhe jopublike",theksohet në udhëzimin e përbashkët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania