Gazeta Shqiptare

Salianji dorëzon CD në KPA: Prokurori i Krimeve të Rënda, Gent Osmani, në përgjime inkriminue­se

"Materiali komproment­ues", zbardhen përgjimet me Fredi Alizotin "Anëtari i KLP nuk duhet të kalojë procesin e vetingut"

-

Ish- deputeti i PD- së, Erv in Salianji, ka dorëzuar dje në Kolegjin e Pavarur të Apelimit ( KPA) një material inkriminue­s për integritet­in e prokurorit të Krimeve të Rënda, Gent Osmani, prokuror i çështjes "Babale". Ai deklaroi përpara zyrave të KPA se prokurori Osmani nuk duhet ta kalojë procesin e vetingut, për shkak të bisedave të tij me elementë kriminalë si Alfred Alizoti. Në një bisedë të përgjuar sipas PDsë, dëgjohet biseda që zhvillohet mes prokurorit Osmani dhe Alfred Alizotit, që Partia Demokratik­e e paraqet si person të inkriminua­r. Sipas Salianjit, prokurori në fjalë nuk duhet ta kalojë KPA- në, pasi përgjimet e tregojnë qartë se ka lidhje me krimin për hesape politike. Ai tha se prokurori Osmani është vënë në shërbim të kryeminist­rit Rama dhe ish- ministrit Fatmir Xhafaj në veprimtari inkriminue­se. KPA do të marrë vendim nesër për prokurorin Gent Osmani.

DEKLARATË, ERVIN SALIANJI

Sapo dorëzova një CD me të dhëna përgjuese, të bëra me vendim gjykate nga ana e prokuroris­ë, në të cilat subjekti në rivlerësim, Gent Osmani, sot anëtar i KLP- së, një prej drejtuesve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, i cili vendos për emërimin, shkarkimin apo transferim­in e prokurorëv­e të çdo niveli, po ashtu edhe për krijimin e SPAK- ut, ka komunikuar në mënyrë jo vetëm miqësore, por edhe duke prishur dhe fshirë një pjesë të përgjimit, siç duket në përgjimin që do ta bëj publike edhe për mediat, me shtetasin Alfred Alizoti.

E ka vendosur vetë në përgjim dhe ka komunikuar po kështu në mënyrë miqësore, pa lënë më pas asnjë lloj procesverb­ali, pa pasur asnjë lloj dokumentim­i të së gjithë situatës së komunikimi­t me të dhe duket që është vendosur në mënyrë joprofesio­nale në shërbim të politikës dhe pa diskutim të ish- ministrit Xhafaj, i cili e ka trysnuar për ta mbajtur peng në Kolegjin e Apelimit, sepse në KPK e ka kaluar vetingun.

Është një rast flagrant se si një prokuror në mënyrë joprofesio­nale vendoset në shërbim të politikës, duke montuar një çështje të caktuar. Pa diskutim që kam pasur dilema të forta nëse duhej ta bëja publike apo jo dhe kam pritur që institucio­net vetë, prokuroria dhe gjykatat ta çonin para organeve të vetingut dhe pa diskutim në të gjitha instancat që janë krijuar me reformën e re në drejtësi, por duke mos parë asnjë lloj reagimi, jam detyruar që ta sjell sot dhe ta bëj publike për mediat, për të prevaluar në çdo rast interesin publik, pavarësish­t se për mua, që kam edhe formim juridik është e dhimbshme se si prokurorët e republikës, që paguhen me taksat e qytetarëve dhe duhet të jenë etalon jo vetëm në shërbimin e ligjit, por edhe në etikë, i shërbejnë në mënyrë të verbër, duke u vendosur në dispozicio­n të krimit dhe të kriminelëv­e.

Rikujtoj për publikun që prokurori Gent Osmani ka qenë një prokuror jo i shortuar, nuk ka rënë me short për çështjen për të cilën diskutojmë. Por është vendosur me urdhër të prokurores së Krimeve të Rënda. Pra, është i vendosur dhe duket se për cilat arsye: për të prishur dhe manipuluar një dosje të trafikut të drogës dhe për ta kaluar atë në kallëzim dhe të rremë dhe padyshim për komunikimi­n për të cilin do të jeni në dijeni pak më vonë, është një komunikim miqësor, çka tregon që kanë folur shumë kohë më përpara. Është në një situatë të sikletshme kur e di që e ka vendosur nën përgjim, sepse e ka vendosur me firmën e vet, komunikon me siklet dhe nuk ka guximin për të mbyllur komunikimi­n me një kriminel ordiner, siç është zoti i Edi Ramës dhe i Fatmir Xhafajt, Alfredi Alizoti, i cili në tentativë për t'i shpëtuar nga një aferë e madhe e trafikut ndërkombët­ar të drogës, kaloi në një aferë të madhe të përdorimit të prokuroris­ë dhe të instancave të drejtësisë për interesa personale. Kështu që shpresoj dhe besoj shumë që edhe ligjërisht të mos ketë asnjë justifikim, pasi e kam dorëzuar tani përgjimin, duke dhënë edhe formularin e prokuroris­ë, meqenëse sot ka qenë edhe seanca në KPA. Dhe pa diskutim që do të vazhdoj me çdo rast të korrupsion­it në nivelet e gjyqësorit. Dhe nuk po sulmojmë drejtësinë. Ne jemi për drejtësi të pavarur dhe për hetime. Por pa diskutim ne si opozitë dhe ne si përfaqësue­s i qytetarëve shqiptarë, dhe sa të jem në politikë, do të denoncoj çdo rast të korrupsion­it në nivele të larta

DEKLARATA

Sipas Salianjit, prokurori në fjalë nuk duhet ta kalojë KPA- në, pasi përgjimet e dëftojnë qartë se ka lidhje me krimin për hesape politike. Ai deklaroi se prokurori Osmani është vënë në shërbim të kryeminist­rit Rama dhe ish- ministrit Fatmir Xhafaj në veprimtari inkriminue­se. KPA do të marrë vendim nesër për prokurorin Gent Osmani.

të sistemit gjyqësor, sepse është në interes të opinionit publik, që cilido prej personave që janë të korruptuar, pavarësish­t prej lidhjeve politike me Partinë Socialiste duhet të flaken nga sistemi dhe në sistemin e drejtësisë duhet të mbeten vetëm njerëz që respektojn­ë ligjin, që respektojn­ë të drejtën, që respektojn­ë Kushtetutë­n.

Pyetje: Ju bënë me dije se kur do të shqyrtohen?

Salianji: Jo! Këto dorëzohen në protokoll, si çdo qytetar tjetër, të protokollu­ar dhe me formular. Besoj se gjatë marrjes së vendimit, do të merret parasysh se janë prova të marra me vendim gjyqësor dhe janë të qartë se nuk ka asnjë komunikim me shkresor për komunikimi­n që hajde nesër në orën 10: 00. Pra, është vetëm një siklet për t'iu shmangur përgjimit për të cilin gjysmën e kanë fshirë më pas dhe e kanë ndërhyrë. Dhe që besoj se duhet të hapet një hetim për shpërdorim detyre për të dy prokurorët, por kryesisht për prokurorin pa short dhe të imponuar nga politika, Gent Osmani.

Në audio- përgjim, sipas PD, tregohet bashkëpuni­mi mes prokurorit Gent Osmani me dëshmitari­n e sajuar Fredi Alizoti, për të mbuluar përfshirje­n në trafikun e drogës të Agron Xhafajt, vëllai i ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gent Osmani: Po.

Fredi Alizoti: Përshëndet­je, Genti?

Gent Osmani: Po.

Fredi Alizoti: Fredi jam. Gent Osmani: Urdhëro? Alizoti: Fredi, Fredi jam, Alizoti.

Alizoti: Si kalon.

Alizoti: Alo, Genti ti je? Gent Osmani: Po pra, unë jam. Jo Genti, por prokuror Genti, se s'jam shoku jot. Gent Osmani: Më thuaj. Alizoti: Na fal!

Gent Osmani: Fredi, je thirr nesër në ora 10 të jesh tek zyrat e mia dhe duhet të jesh patjetër me dokument identifiki­mi. Mirë?

Alizoti: Po, mund të takohemi në fillim? Po pati mundësi 5 minuta.

 ??  ?? Ish- deputeti i PD- së, Ervin Salianji
Ish- deputeti i PD- së, Ervin Salianji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania