Gazeta Shqiptare

Policat kufitarë, AMF: Kujdes, të merren në pikat e autorizuar­a, nga agjentë të licencuar

"Numri i serisë së policës është unik, duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual" "Dokumenti i lëshuar jashtë vendit dhe ato të plotësuara me shkrim dore janë të pavlefshme"

-

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiar këshillon qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë me automjetet e tyre me targa të huaja të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuar­a dhe nga agjentë të licencuar. Në çdo pikë të kalimit të kufirit brenda territorit shqiptar gjenden agjentë të shoqërive të sigurimit, pranë të cilave mund të pajiseni me policat kufitare. Këta agjentë janë miratuar nga AMF dhe punojnë për shoqëritë e sigurimit për shitjen e policave kufitare. Çdo policë e sigurimit kufitar që mund t'iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Sh

qipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronik­e është në kundërshti­m me rregullat e legjislaci­onit shqiptar dhe si e tillë është e pavlefshme. Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin ' online' në faqen zyrtare të AMF- së. Elementët e sigurisë që duhet të ketë Polica Kufitare janë: numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. ( Shembull: Viti 2019 = 19xxxxxxx).

Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.

Polica ka një numër unik identifiku­es në regjistrin elektronik ' online' të shitjeve të sigurimit të detyrueshë­m motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga sistemi i shitjes së policave. Raportimi dhe identifiki­mi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik ' online' të shitjeve. Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet faqes zyrtare të ' Autoriteti­t', www. amf. gov. al, në rubrikën "Verifikoni Policën tuaj", duke ndjekur gjithë hapat e nevojshme, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj në numrin e celularit + 3556940606­71.

Për çdo problem që mund t'ju lindë në lidhje me policën, lutemi të kontaktoni në adresën konsumator­i @ amf. gov. alose të na shkruani në ' inbox'- in e faqen tonë në "Facebook". AMF u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të verifikojn­ë policën e tyre kufitare për të mos rënë pre e mashtrimev­e të ndryshme.

 ??  ??
 ??  ?? Besnik Braka
Besnik Braka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania