Gazeta Shqiptare

Stresi përgënjesh­troi lidhjet me vajzat e tjera, Keisi i hedh "thumbimin" e radhës

Nuk do të ketë dasmë, merr fund historia e dashurisë mes reperit dhe vajzës bukuroshe "Unë nuk mbaj mëri, po kujtoj faktet"

- Egla Xhemali

Lajmi i ndarjes së Stres it me partneren e tij, Keisi ka trazuar shtypin rozë këtë javë. Asnjë prej dyshes nuk është prononcuar rreth këtyre zërave, por kanë lëshuar shpeshherë thumba ndaj njëri- tjetrit në rrjete sociale. Dje reperi sqaroi publikisht të gjitha lajmet se ai ishte parë në shoqërinë e femrave të tjera, duke u shprehur se ishin vetëm fanse dhe mes tyre s'kishte asgjë më shumë. Mirëpo, pas Stresit nuk mund të qëndronte në heshtje partnerja e tij. Kejsi në "Instastory"- n e saj ka shpërndarë një thënie: "Unë nuk mbaj mëri, unë kujtoj faktet", - duke lënë të kuptohet se reperi ka bërë diçka, që realisht e ka mërzitur. Burime për "Gazeta shqiptare" vërtetojnë edhe një herë se çifti është ndarë e se dasmë nuk do të ketë, pavarësish­t aludimit të mediave. "Panorama Plus" gjithashtu shkroi se arsyeja e vërtetë e zënkës së çiftit është vajza me të cilën reperi dyshohet se është kapur gjatë arrestimit. Më poshtë po ju rikujtojmë dhe njëherë çfarë ka ndodhur mes Stresit dhe Keisit.

HISTORIA E PLOTË

Stresi u lirua nga burgu pas 8 muajsh, një vendim që gëzoi më së shumti bashkëshor­ten e tij 10 vite më të re, Keisin. Mesa duket, e ka pritur deri sa doli nga burgu dhe kanë sqaruar gjithçka, arsye që sipas të njohurve të tyre është bërë shkak për prishjen e marrëdhëni­es. Siç konfirmojn­ë miqtë e tyre, Stresi dhe Keisi i kanë dhënë fund historisë me njëritjetr­in, edhe pse ata ishin të celebruar dhe po planifikon­in një ceremoni private dasme në ishullin grek, Santorini. Duhet theksuar se për 8 muaj që reperi qëndroi në qeli në burgun e FushëKrujë­s, bashkëshor­tja e tij shkonte ta takonte, duke mos lënë pas dore edhe postimet e pafundme në "Instagram", të gjitha dedikime dashurie për Stresin. Mirëpo, duket se çifti është ndarë për shkak të mosmarrëve­shjeve, nisur edhe nga lajmet se në momentin që u kap nga policia, Stresi ishte në shoqërinë e një femre. Për këtë fakt, në një intervistë për një revistë, Keisi u shpreh se do të sqarohej pasi Stresi të lirohej nga burgu. Nuk dihet nëse sqarimet për këtë çështje e kanë acaruar situatën si një gabim që Keisi nuk ia ka falur dot Stresit, apo ndarja ka ardhur për shkak të lidhjes së tyre në distancë.

NJË DASHURI QË KËPUTET NË MES, ANULIMI I DASMËS

Keisi është vajza nga Tirana që studion në Kanada, e cila duket se i kishte rrëmbyer zemrën një "bad boy" si Arkimed Lushaj, që në muzikë njihet si Stresi. Reperi 31vjeçar, pasi rrëfeu fejesën e fshehtë pas tri vitesh lidhjeje në distancë me partneren 10 vjet më të re, kishte planifikua­r edhe dasmë me të. Lajmin deri diku e dha vetë Stresi me anë të një statusi në "Instagram", ku sipër fotos me partneren shkruante: "Viti 2018, viti ynë!". Po kush është 21- vjeçarja jashtë botës së ' show bizz'- it me forma perfekte, e kuruar deri në detaje, me të cilën Stresi planifikoi ceremoni private në ishullin Santorini të Greqisë, një plan tashmë i prishur. Ajo ishte një nga fqinjat e tij, për të cilën e ëma i la porosi të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë, ngaqë është shumë e bukur dhe kështu nisi gjithçka. I pyetur për këtë histori dhe si nisi ajo, Stresi ka rrëfyer: "Nisi tri vite më parë, kur si i pari i lagjes që jam, nëna e Keisit më kërkoi të kujdesesha për të bijën, pra ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe, isha në tavolinë me dy shokë. Pasi piu kafen, u çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment unë u thashë shokëve: ' Shikoni a do ta kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej. Po, - më thanë ata - e ktheu, shikoje dhe ti'. Unë nuk e pashë, sepse e dija që pas kafes, do të ishte ajo që do më shkruante e para. Dhe ashtu ndodhi. Keisi më shkroi në "Instagram", ku më falënderoi për kafen dhe respektin që i kisha dhënë në tavolinë. Të nesërmen lamë një tjetër takim dhe kështu nisi gjithçka". Duke qenë se lidhja e tyre ishte në distancë, pasi Keisi ndjek studimet në Kanada, ai ka zbuluar në media të tjera detaje nga kjo marrëdhëni­e plot pasion: "Është vetë jeta e artistit që unë bëj, jeta e natës që mund ta bëjë të dashurën time të zemrës të mërzitet, pasi thjesht asaj mund t'i duket ndryshe nga ç'është e vërteta. Ajo është shumë xheloze dhe me të drejtë…". Gjithsesi, kërkesa e saj e vetme sipas tij ka qenë: "Të lutem, vetëm telefonin mos fik", pasi edhe pse në distancë fizike, ata ishin gjithë kohën në komunikim me njëri- tjetrin, 24 orë në 24. Sa për planin e dasmës, ai tregonte: "Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojm­ë në Greqi, sepse është dëshira e Keisit që ta organizojm­ë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini. Do të jetë dasmë supermoder­ne dhe në planin tonë". Madje, për këtë ceremoni ai ishte shprehur se i kishte bërë dhe ftesat gati. Pyetjes A të tremb martesa? Ai i është përgjigjur: "Jo, aspak nuk më tremb martesa. Po punoj shumë në muzikë këto vite, që kur të martohem, të kem realizuar disa projekte. Sa për fëmijët, ata i planifikoj­më pas martese, si një çift tradiciona­l", përfundon ai. E duket se kjo histori ka lënë gjurmë në krijimtari­në e Stresit në muzikë, pasi për dy këngët mjaft të klikuara është frymëzuar nga dashuria për Keisin. Tani që gjithçka është thyer, nuk e dimë nëse do ketë kthim pas.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania