Gazeta Shqiptare

Agjencia e Kadastrës, 450 personat që kanë gati tapitë e shtëpive

Emrat në radhë, pasi kanë marrë lejen e legalizimi­t

-

Agjencia e Kadastrës në Vlorë publikon listën me 450 persona që kanë përfituar lejen e legalizimi­t dhe që duhet t'u drejtohen zyrave të rrethit për të aplikuar për certifikat­ë pronësie. Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga Agjencia e Kadastrës, që dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesi­t duhet të shkojnë në

Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimi­t, por gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga ' Agjencia'. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive, nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania