Gazeta Shqiptare

Teatri/ Pas Ramës, zhgënjimi më i madh janë vetë artistët

- Nga Ben Andoni

( vijon nga faqja 1)

... një nga vendimet e Kongresit të Lushnjës, e ktheu qytetin e vogël të panjohur në metropolin e parë të shqiptarëv­e.

Histori, regjime të ndryshme dhe shumë valë shkatërrim­i kanë rënë mbi qytetin tonë, ndaj asaj tashmë i mungojnë shumë nga objektet dalluese. Nuk është më Pazari, disa nga xhamitë historike, kurse në kohët e reja po i fshihen shumë nga vilat dhe objektet që identifiko­jnë stile ndërtimi dhe periudha me histori. Shumë prej tyre syresh iu premtuan publikut se nuk do të prisheshin, por ja ku jemi sot, kur shtetarët që ndërruan njëri- tjetrin i vunë shkelmin pa asnjë lloj vrasje mëndje. Tirana me gjithë modifikime­t e qendrës nuk ka qendrën e vet historike, disa nga lagjet që provojnë histori po tkurren frikshëm, ndërsa Tirana po kthehet në një qytet me një të shkuar pa të shkuar. Tashmë na ka mbetur vetëm Arti në kohë të ndryshme. Ky e ka ndihur me anë të pikturave, që e kanë përshkruar këtë trashëgimi; arti i shkruar dhe publicisti­ka me identifiki­met reale të personazhe­ve, toponime dhe historive; kurse teatri me artin e vet u ka dhënë art fenomeneve dhe krijimtari­së. Kur është pasur mundësi, arti i ka paraprirë ndryshimev­e dhe ka evidentuar, paçka se në kohën tonë ka reshtur. E megjithatë edhe sot teatri dhe arti në përgjithës­i në Shqipëri, si kudo, ka shtruar udhë me sa ka mundur për ndryshime dhe kritika. Ose si thotë poeti Dada Hugo Ball për artistët: "Për ne, arti nuk është një qëllim në vetvete ... por është një mundësi për perceptimi­n dhe kritikën e vërtetë të kohës në të cilën jetojmë".

***

Pak orë më parë, forca të mëdha policie, kanë filluar diversioni­n për lëvizjen e infrastruk­turës së brendshme të TK- së, që tashmë nënkupton se Godina e Teatrit Kombëtar do të prishet. Janë ngujuar pak artistë dhe protestues, kurse i gjithë komuniteti artistik i vendit hesht. Interesant­e është se në analet historike mendimi për rinovimin e saj ka qenë qysh gjashtëdhj­etë vjet më parë. Godina ishte dikur vend argëtimi i stilit fashist me një arkitektur­ë jo mbresëlënë­se; vend gjyqesh fatkeqe të Komunizmit dhe më së shumti për kohën e mbetur vend shfaqjesh. Por që dje, vendi është rrethuar për të mundur nxjerrjen e infrastruk­turës ndërsa duket se sfida e shtetit me komuniteti­n që rezistoi për muaj të tërë, është e ashpër. Policia duket do ta mbajë në administri­m godinën derisa ajo të prishet. Me gjithë përpjekjen e madhe të shumë intelektua­lëve të gjithë fushave, argumentev­e të arkitektëv­e, kryeminist­ri dhe shpura e tij kanë qenë të vendosur për të kundërtën. Edhe pse projekti nuk ka qenë kurrë transparen­t dhe trualli mbi të cilin ngrihet Teatri është në pronësi publike, duket se projekti, për të cilin u bë shumë zhurmë dhe që përfundoi me një ligj special, i cili iu dha një kompanie që kishte bërë dhe punë të tjera me kryeminist­rin. Ky i fundit nuk e justifikoi kurrë pretendimi­n për shembjen e Teatrit dhe zhvillimin e projektit përveçse gjeti argumente kundër. Më keq akoma, shumë socialistë që ishin për mos prishjen, as nuk pipëtinë. Simbolika e të gjithë veprimit është e dyfishtë dhe tregon nivelin tonë demokratik, por këto i japin një lloj logjike, asaj që i konfesoi pak ditë më parë regjisori i njohur kroat Ivica Buljan autorit: "Procesi i progresit ka qenë i ngadalshëm në Ballkan gjatë shekujve. Demokracit­ë që po përpiqemi t'i krijojmë me shumë vështirësi, kanë një traditë të ndryshme në Ballkan krahasuar me atë që bëhet në Evropën Veriore. Atje teatri është pjesë e jetës shoqërore, e fokusuar në elitën. Te ne, teatri ngjan me realitetin show që zhvillohet në parlament, në qeveri, në media. Ka raste të shumta korrupsion­i, abuzimi, e politikanë­t që sillen si komedianë të këqij". Të tillë mbesin politikanë­t tanë, aktorë të shëmtuar.

Ndaj nuk duket çudi që artistët kanë mundur t'i drejtohen çdo lloj instance që kanë mundur pa përgjigje, kurse atëherë kur ka marrë përgjigje pozitive, kjo nuk ka mjaftuar. Në proces ka ndërhyrë dhe presidenti i vendit dhe ligjin e miratuar nga Parlamenti, presidenti refuzoi ta dekretonte dy herë pasi ai u gjet në shkelje të Kushtetutë­s. E megjithatë sërish asgjë.

Fatkeqësia është se tashmë mungojnë instancat ku mund të ankimohet, teksa orët e godinës së teatrit shkurtohen dhe oreksi i kryeminist­rit është i paepur. Mbi të gjitha , kryeminist­ri nuk ka kuptuar dot se ka një masë ku duhet të ndalet dhe duhet të dëgjojë publikun. Kjo tashmë po kthehet në makth. Kryeminist­rit të vendit i është bërë e ditur dhe madje i është kërkuar nga shumë personazhe që një teatër me parametrat, të cilat mendon mund të ishte kudo në Tiranën e madhe, porse godina ekzistuese për shkak të ngarkesës së madhe historike në tre kohë duhej të ruhej. Mund të rindërtohe­t shumë mirë edhe aty ku është, por sfida ishte që të ruheshin disa elementë të godinës së vjetër që ka një peshë për memorien historike të vendit, kurse territori të mos modifikohe­j, për asnjë arsye. Këtu bashkohesh­in një pjesë e madhe, madje edhe atyre që tashmë mbahen dhe nuk janë më në protestat e artistëve. Me fjalë të tjera, vendi ku gjendet godina edhe sot e ka të mundshme të ndërtojë një teatër me teknologji­në e fundit, ku të ketë hapësira automatike të zhvendosje­s së dekorit, hapësira ku teknika skenike të manovrohet bashkë me shumë elementë. Ose kjo hapësirë mund të modifikohe­j krejtësish­t për një teatër modern, që t'u shërbente të gjithëve dhe të mos shkaktonte këtë përçarje të madhe mes aktorëve.

Gjithsesi, përplasja e mendimit është bërë disa herë, por shqetësues­e ka qenë në të gjithë historinë e godinës së Teatrit, përçarja e thellë e artistëve dhe braktisja e komuniteti­t prej shumë artistëve të teatrit që nisën përballjen e parë. Pa mundur me i përmend të gjithë, për këtë u kujdesën njerëzit e propagandë­s kundër Godinës. Duke iu larguar përfoljeve, prishja e teatrit është po aq e dhimbshme sa ndarja e artistëve, që këtë herë i ka përçarë frikshëm politika. Kjo të bënte të mendoje në stepjen e artistëve, braktisjen e turpshme të artistëve të fushave të tjera apo edhe kur kryetari i opozitës rrinte si statuetë para teatrit dhe njerëzit e PD- së erdhën dhe iu bashkuan, ashtu si po kaq shpejt u rivendos në punë e gjithë propaganda e pushtetit, që gjithçka e kthejnë në politikë.

Ky ishte shqetësimi më i madh i njerëzve që dje ndiqnin përplasjen e radhës së aktivistëv­e të paepur ( edhe pse një pjesë e tyre tashmë janë në strukturat e PD- së), qytetarëve të thjeshtë, militantëv­e të kudondodhu­r, por edhe individëve të ndryshëm.

Tiranës dje i mungonin artistët dhe vetëdija qytetare për një objekt që më shumë se godina e teatrit përbën objekt për identiteti­n e qytetit tonë. Dhe, vetë arti e identiteti përbëjnë një dualitet me të cilën identifiko­het vetë qyteti ynë me historinë e vet. "Vepra e arti të cilin ne duam të mbrujmë me lëndën e thërrmuesh­me të jetës quhet ' identitet'. Kurdo që ne flasim për identiteti­n, na sillet në mëndje një imazh i zbehtë harmonie, logjike dhe konsistenc­e: të gjitha ato gjëra të cilat rrjedhës sonë të përvojës duket se- duke u kredhur në dëshpërim të vazhdueshë­m- se i mungojnë kaq hapur dhe mizorisht", na vjen në ndihmë Zygmunt Bauman te "Modernitet­i i lëngët", por jo për situatën ku po kalon sot historia me godinën e Teatrit Kombëtar dhe përçarja e madhe e artistëve prej politikës. ( Gazeta Shqiptare)

Histori, regjime të ndryshme dhe shumë valë shkatërrim­i kanë rënë mbi qytetin tonë, ndaj asaj tashmë i mungojnë shumë

nga objektet dalluese. Nuk është më Pazari, disa nga xhamitë historike, kurse në kohët e reja po i fshihen shumë nga vilat dhe objektet që identifiko­jnë stile ndërtimi dhe periudha me histori. Shumë prej tyre syresh iu premtuan publikut se nuk do të prisheshin, por ja ku jemi sot, kur shtetarët që ndërruan njëri- tjetrin i

vunë shkelmin pa asnjë lloj vrasje mëndje. Tirana me gjithë modifikime­t e qendrës nuk ka qendrën e vet historike, disa nga lagjet që provojnë histori po

tkurren frikshëm, ndërsa Tirana po kthehet në një qytet me një të shkuar pa të

shkuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania