Gazeta Shqiptare

Zëri i Suedisë për demokraci në botë

- Nga Margot Wallström

( vijon nga faqja 1)

... më e mirë e qeverisjes. Ajo ofron përfitime ekonomike dhe sociale, por edhe paqe dhe stabilitet. Ajo bën të mundur që njerëzit të dëgjohen, inkurajon pjesëmarrj­en dhe mundëson zgjidhjen e konfliktev­e në shoqëri me anë të mjeteve paqësore. Shoqëritë demokratik­e pozicionoh­en më fuqishëm në një botë, e cila ndryshon vazhdimish­t.

Sidoqoftë, demokracia kërkon vëmendje dhe angazhim. Liria dhe mirëqenia e shoqërive tona duhet të mbrohet dhe të përmirësoh­et çdo ditë. Sepse në ditët e sotme, për të parën herë që prej viteve 1970, ka më shumë njerëz të cilët jetojnë në vende me tendenca autoritari­ste, sesa në vende që po shënojnë zhvillim në demokraci. Bota është - përsëri - më pak e lirë, duke përfshirë këtu edhe Europën. Gazetarët e kanë më të vështirë të përmbushin detyrën e tyre. Aktivistët e shoqërisë civile si edhe ata të të drejtave të njeriut po kërcënohen dhe përndiqen. Debatet po pushtohen nga tensioni dhe urrejtja. Teksa cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut, shoqëritë vuajnë, ndërsa të drejtat dhe zgjedhjet e qytetarëve kufizohen. Ndikimi ndihet edhe në besimin e publikut në shoqëri dhe në politikë.

Lajmi i mirë është se asgjë nuk është e paracaktua­r. Ne mund ta ndryshojmë këtë tendencë së bashku. Për këtë arsye, Suedia ka ndërmarrë nismën Drive for Democracy ( Përpjekje për Demokraci). Ne do të rrisim mbështetje­n tonë për demokraci në botë, për të promovuar respektimi­n e të drejtave të njeriut dhe shtetin e së drejtës, për të luftuar korrupsion­in si edhe për të përkrahur të drejtat dhe mundësitë e barabarta. Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë, nëse nuk përfshihet gjysma e popullsisë. Një pjesë e rëndësishm­e në fuqizimin e demokracis­ë është vendosja e barazisë midis grave dhe burrave. Një gjë e tillë e bën jetën më të mirë për të gjithë: shoqëritë ku gratë kanë të njëjtat mundësi dhe detyrime si burrat janë më të zhvilluara, më të shëndetshm­e dhe më inovatore.

Suedia do të vijojë të mbështesë reformat, të cilat fuqizojnë demokracin­ë në Ballkanin Perëndimor. Procesi i integrimit në BE përcakton prioritete të qarta në këtë aspekt. Qeveritë në rajon do të duhet të demonstroj­në një vendosmëri më të madhe. Jetësimi i agjendës 2030 është udhëzuesi global për zhvillim të qëndrueshë­m si edhe një mjet i rëndësishë­m për të pasur shoqëri demokratik­e të qëndrueshm­e.

Sfidat ndaj demokracis­ë ndryshojnë nga vendi në vend, por ne të gjithë mund të bëjmë hapa të rëndësishë­m përpara, duke luftuar për demokracin­ë në vendin tonë. Shpresojmë se Shqipëria dhe vendet e tjerë do të na bashkohen në këto përpjekje. Këtë vit, Suedia dhe Shqipëria shënojnë 50- vjetorin e marrëdhëni­eve diplomatik­e. Marrëdhëni­et tona po zgjerohen teksa studentët shqiptarë studiojnë në Suedi dhe gazetarët, nëpunësit civilë dhe anëtarë të shoqërisë civile marrin pjesë në programe suedeze trajnimi. Me dhjetëra- mijëra suedezë po e zbulojnë Shqipërinë si një destinacio­n turistik. E gjithë kjo u shtohet lidhjeve tona tashmë të forta.

Suedia është një përkrahëse afatgjatë e zhvillimit të Shqipërisë dhe e procesit të integrimit në BE. Ne kemi bashkëpuni­m të ngushtë në fusha të tilla si: demokracia dhe të drejtat e njeriut, me një vëmendje të veçantë në mbështetje­n e organizata­ve të shoqërisë civile si edhe në rritjen e barazisë gjinore. Në tri vitet e fundit, me anë të aktivitete­ve të ndryshme trajnuese, Suedia ka mbështetur më shumë se 13 000 gra dhe burra, vajza dhe djem në të gjithë Shqipërinë, me qëllimin për të rritur ndërgjegjë­simin në lidhje me të drejtat e grave. Duke fuqizuar gratë dhe të rinjtë dhe duke garantuar përfaqësim­in e tyre në të gjitha nivelet, ofrohet ndihmë në fuqizimin e demokracis­ë në Shqipëri. Mund të bëhet edhe më shumë, të paktën për të gjetur mënyrat për të rritur pjesëmarrj­en e qytetarëve në proceset sociale dhe politike dhe në garantimin e mundësive për të kërkuar llogaridhë­nie.

Ndonjëherë, mendoj për historinë e një gjyshi, i cili i rrëfente nipit të tij se si e përjetojnë njerëzit betejën e tyre të brendshme midis dy ujqërve; njëri prej të cilëve është i keq dhe tjetri i mirë. Cili prej ujqërve fiton, - pyet fëmija. Ai të cilin ne e ushqejmë, - i përgjigjet gjyshi.

Kjo vlen edhe për botën. Ne duhet të ushqejmë forcat e mira. Të mbrosh demokracin­ë do të thotë të promovosh paqen, prosperite­tin dhe barazinë sociale. Shpresoj që të gjithë ju, e veçanërish­t brezi i ri, të kenë dëshirën të marrin pjesë në këtë iniciativë.

Demokracia ka treguar se është forma më e mirë e qeverisjes. Ajo ofron përfitime ekonomike dhe sociale, por edhe paqe dhe stabilitet. Ajo bën të mundur që njerëzit të dëgjohen, inkurajon pjesëmarrj­en dhe mundëson zgjidhjen e konfliktev­e në shoqëri me anë të mjeteve paqësore. Shoqëritë demokratik­e pozicionoh­en më fuqishëm në një botë, e cila ndryshon

vazhdimish­t.

 ??  ?? Photo: Kristian Pohl/ Government Offices of Sweden
Photo: Kristian Pohl/ Government Offices of Sweden

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania