Gazeta Shqiptare

Budina, Bashës: Po nuk mbajte premtimin për Teatrin, unë i pari jam kundër jush

Regjisori i drejton gishtin kreut të opozitës: Mos na tradhto!

- Fatmira Nikolli

7 muaj proteste e qën drese lodhin dhe i errë sojnë arsyen kujtdo, por jo Edmond Budinës. Të mërkurën Policia e Shtetit e tërhoqi zvarrë vetëm se ai mbajti premtimin e dhënë: "Do e mbroj teatrin me trupin tim". Ai vuri trupin e një burri në moshë në derën e teatrit, teatri qëndroi e trupi i tij ra. Të mërkurën iu hakërrye kryeminist­rit Edi Rama, të enjten kryeopozit­arit Lulzim Basha. Nëse të parit i tha se nuk ia harron kurrë që policët e tij e tërhoqën zvarrë, të dytin e paralajmër­oi se nëse nuk mban premtimet për teatrin do të ketë fatin e Ramës. Mesazhi është i qartë. Partitë e pushteti shkojnë e vijnë dhe Budinës i intereson teatri, ndaj kushdo që i kthehet teatrit do ketë Budinën kundër. Ndaj, kur të gjithë dolën në skenë dhe firmosën një kontratë mes PD- së dhe mbrojtësve të teatrit, ai nxori veton: o firmos i gjithë populli, o ai nuk firmos. Duke qenë se pas 10 firmave të para PD iku nga skena, populli nuk firmosi, e as Edmond Budina jo. Para këtij akti të një artisti par excellence, që nuk i beson politikës, por i beson popullit, atij që erdhi në shesh e nuk e la vetëm kur policia mësynte teatrin, Budina e kish argumentua­r qartë mendimin e tij.

ARTISTI I VETMUAR

"E përshëndes këtë kontratë të firmosur. E gjej me shumë vend. Nesër, kur opozita të jetë në pushtet, Partia Demokratik­e, këtë kontratë duhet ta materializ­ojë. Unë para të gjitha gjërave, dua ta shikoj në sy kryetarin e Partisë Demokratik­e ( salla brohoret bravo, Basha dhe Budina shihen në sy dhe Budina i drejtohet), po merr një premtim, po premton para popullit. Nuk jemi ne ( artistët) që firmosim, ne nuk jemi askush, po të mos ishin këta. Në qoftë se nesër ju nuk do të realizoni ato që keni shkruar aty, unë i pari do të jem kundër jush. E lexova kontratën. Por të dashur qytetarë, o kjo kontratë firmoset nga të gjithë, ose kjo kontratë për mua është pa sens", tha Budina.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, në ambientet e Teatrit Kombëtar
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, në ambientet e Teatrit Kombëtar
 ??  ?? Edmond Budina
Edmond Budina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania