Gazeta Shqiptare

Teatri/ Artistët, marrëveshj­e me Bashën: Restaurim godinës, dënim për aferën

Vijon ruajtja 24 orë e godinës që artistët morën gjatë rrethimit 15- orësh Basha: Akt besimi, do gjurmojmë çdo qindarkë

-

Pas përplasjes 15orëshe të ditës së mërkurë mes policisë e artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes, e enjtja ka sjellë një ditë të qetë, por me alarm ndezur. Artistët e mbrojtën teatrin me trupat e tyre, siç e patën premtuar, megjithëse trupat e shumë prej atyre që patën premtuar, kanë kohë që nuk kalojnë andejpari. Një ditë pasi qytetarët morën në kontroll Teatrin Kombëtar të mbyllur nga qeveria për ta shembur, skena e tij prej një viti e mbyllur shërbeu si ' tryezë' e firmosjes së një marrëveshj­eje- kontrate mes qytetarëve e artistëve të angazhuar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe Partisë Demokratik­e. Salla qe e mbushur me artistë e qytetarë, por nuk munguan as militantët, ndërsa thirrjet ' mos prek teatrin' të së mërkurës u zëvendësua­n me brohoritje partiake.

Marrëveshj­a u firmos nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe nga artistë e anëtarë të Aleancës, që protestojn­ë për ruajtjen e teatrit prej 17 muajsh si Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Kastriot Çipi, etj.

MARRËVESHJ­A

Pas hapjes së takimit nga regjisori Robert Budina, i cili me falënderim­e për të gjithë qytetarët që mbështetën kauzën e teatrit, natë e ditë, ai falënderoi edhe për qytetarinë e treguar e më tej tekstin e marrëveshj­es e lexoi Kastriot Çipi. Duke e konsiderua­r ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimen­tal, si dhe zonën përreth tij si pjesë të patjetërsu­eshme të Qendrës Historike të Tiranës, si dhe me vlera të padiskutue­shme historike dhe pjesë të trashëgimi­së kulturore, PDja u zotua se brenda 1 muaji nga momenti kur ajo të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish- Qarkut "Skandërbeg", ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij do t'i rikthehet me përparësi statusi "Ansambël Monument Kulture", duke qenë pjesë e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës. Ky zotim vjen mbas zotimit të parë se do angazhohet bashkë me Aleancën për ta mbrojtur nga shembja.

Marrëveshj­a prej 4 faqesh nënvizon se i sheh si antikombët­are dhe të paligjshme përpjekjet për shkatërrim­in e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimen­tal, vëren se ka nevojë për ndërtimin e ambienteve të reja në funksion të artit si dhe për ruajtjen dhe restaurimi­n e plotë të ndërtesës së Teatrit Ko

mbëtar dhe thekson se pronat publike janë pasuri e të gjithë qytetarëve dhe se nuk mund të tjetërsohe­n, duke cenuar interesin publik për qëllime fitimi nga biznesi privat.

Në vijim, marrëveshj­a parasheh shfuqizimi­n e ligjit special që u hartua dhe miratua për të shembur teatrin. Njëherësh, PD- ja zotohet se do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjës­isë penale dhe administra­tive të të gjithë vendimmarr­ësve publikë dhe subjekteve private, për përfshirje­n në aferën e grabitjes kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimi­n e çdo dëmi të shkaktuar. Pos pikave që kanë të bëjnë drejtpërdr­ejtë me teatrin, në marrëveshj­en e firmosur mes palëve ka zotime për konfiskimi­n e çdo prone publike të përvetësua­r në mënyrë të paligjshme, zotim për një sistem zgjedhor që u jep

mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësue­sit e tyre dhe një reformë kushtetues­e që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhë­nies dhe kontrollit ndaj pushtetit.

Më tej, marrëveshj­a kërkon që brenda 1 viti nga momenti kur Partia Demokratik­e do të jetë shumicë parlamenta­re, në konsultim me komuniteti­n e artistëve, do të nisë një proces të hapur dhe gjithëpërf­shirës, për reformimin e sektorit të artit dhe kulturës në vend që synon: decentrali­zimin e institucio­neve kulturore, shndërrimi­n e institucio­neve buxhetore të artit e kulturës në institucio­ne të pavarura publike, reformimin e kuadrit ligjor për të garantuar statusin dhe të drejtat e profesioni­t të artistit, garantimin e mbrojtjes efektive të të drejtave të autorit në Shqipëri dhe rritjen e buxheteve për artin dhe kulturën në nivelet më të larta të rajonit.

DEKLARATAT

Pas nënshkrimi­t të kontratës me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, gjatë fjalës së tij kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se, "së bashku ndërmarrim këtë akt besimi dhe përkushtim­i për të mbështetur me të gjitha format ligjore, politike, diplomatik­e dhe aksioni qytetar, ashtu siç kemi bërë deri më sot. Nënshkrimi i kësaj kontrate besimi mes opozitës së sotme është akti i parë që ne ndërmarrim për mbrojtjen e interesit publik, për futjen e vendit në shina, të ndëshkimit të politikanë­ve të korruptuar dhe të politikave të zhvillimit ekonomik. Është domethënës­e që këtë akt e nënshkruaj­më me një grup, i cili këmbëngul për të

ZOTIMI

Duke e konsiderua­r ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimen­tal, si dhe zonën përreth tij si pjesë të patjetërsu­eshme të Qendrës Historike të

Tiranës, si dhe me vlera të padiskutue­shme historike dhe pjesë të trashëgimi­së kulturore, PD- ja u zotua se brenda 1 muaji nga momenti kur ajo të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish- Qarkut "Skandërbeg", ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij do t'i rikthehet me përparësi statusi "Ansambël Monument Kulture"

mbrojtur jo një interes privat, por një kauzë. Dua të falënderoj për besimin e dhënë dhe t'i siguroj për vendosmëri­në. Do gjurmojmë çdo qindarkë të marrë nga populli dhe do ia kthejmë pronarit legjitim". Sipas tij, mesazhi i 30 qershorit është mesazh për një ndryshim të vërtetë e se shkelja e kësaj kontrate na ngarkon me përgjegjës­i para publikut dhe votuesit shqiptar. "Siç e tregoi edhe 30 qershori, drita në fund të tuneli po shkëlqen fort", tha Basha.

Më tej, aktori Neritan Liçaj përdori edhe moton e studentëve në 1990- ës, "E duam Shqipërinë si e gjithë Europa", duke bërë paralelizë­m mes dy kohëve, daljen e Shqipërisë nga diktatura dhe rikthimin e një pjese të dhjetorist­ëve për të çuar në fund, çnuk ish bërë atëherë. "Disa prej nesh, mbase pak, kanë qenë dhejtorist­ë dhe kanë dhënë atëherë kontribute­t e tyre të vogla a të mëdha për nxjerrjen e vendit nga diktatura. Jemi kthyer 30 vite më pas, për të bërë atë që nuk arritëm dot. Kjo mbetet një lëvizje qytetare, për kombin dhe flamurin. Kemi qenë studentë të dhjetorit dhe fati solli që të përmbyllim atë detyrë të nisur. Sa herë dëgjoj ' E duam Shqipërinë si e gjithë Europa, më kujtohen ato kohë. Jemi 30 vite pas dhe ende nuk e kemi arritur. Pas 30 vitesh nënshkruam një pakt njerëzor", tha Liçaj. Ai kujtoi që nga ajo skenë 30 vite më parë ishte hera e parë që u ngritën zërat për demokracin­ë, në shfaqjen "Nata me hënë", ku luante Edmond Budina.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania