Gazeta Shqiptare

OSBE: Duhet dialog mes palëve për të zgjidhur ngërçin politik

Sekretari i OSBE- së kërkoi angazhimin e të gjithë aktorëve në gjetjen e zgjidhjes Cakaj: "Jemi gati, por jo kompromis me institucio­net aktuale"

-

Organizata për Siguri dhe Bashkëpuni­m Europian ( OSBE) vlerëson nevojën për të nisur sa më parë dialogu mes palëve në mënyrë që t'i jepet fund krizës politike. Sekretari i Përgjithsh­ëm i OSBEsë Thomas Greminger, i cili zhvilloi një sërë takimesh me krerë të shtetit dhe përfaqësue­s të partive politike në vend, gjatë një konference të përbashkët me ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj inkurajoi dialogun mes palëve politike për t'i dhënë fund krizë e cila dëmton sipas tij dëmton institucio­net. Zyrtari i lartë i OSBE- së tha se në kryesinë e radhës kjo organizatë kërkon një Shqipëri të bashkuar. "Ne pa diskutim që ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri. Shpresojmë që ngërçi do të zgjidhet së shpejti. Besoj se zgjidhja do të gjendet brenda për brenda por ne inkurajojm­ë dialogun", - tha Thomas Greminger. Më tej ai shprehu se është e nevojshme që aktorët politikë shqiptar të angazhohen në këtë dialog, ndërsa theksoi se OSBE është e gatshme të ndihmojë në këtë drejtim. "Është e nevojshme që të gjithë aktorët të angazhohen për funksionim­in e demokracis­ë në vend. Pjesëmarrj­a në institucio­net demokratik­e është e vetmja rrugë zhvillimi. OSBE është e gatshme për të ofruar mbështetje por asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshm­e nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët", - tha ai. Ndërkohë që ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, u shpreh se qeveria dhe mazhoranca

që e mbështet atë është e hapur për të dialoguar, por duke ruajtur Kushtetutë­n dhe institucio­net aktuale. "Mbesim të hapur për dialog Vetëm

pak orë pasi sek retari i Përgjithsh­ëm i OSBE- së Thomas Greminger i bëri thirrje palëve politike në vend për të ulur në dialog, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i kërkoi kësaj organizate që të negociojë me palët për të gjetur një zgjidhje mbi krizën që ka përfshirë vendin. Kërkesa iu bë pikërisht Thomas Greminger, gjatë takimit të djeshëm në Presidencë. Kreu i shtetit i kërkoi Greminger ndërmjetës­imin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidhjen e kësaj krize. "Për rivendosje­n e funksionim­it normal të institucio­neve demokratik­e dhe shmangien e përshkallë­zimit të mëtejshëm të situatës mjaft kritike ku ndodhet vendi, është në interes të kredibilit­etit të OSBE, të angazhohet për tejkalimin e krizës së rëndë në Shqipëri sa më parë të jetë e mundur", - tha Presidenti Meta. Më tej presidenti tha dhe jemi të gatshëm të nisim menjëherë punën me të gjitha partitë politike si me ato që janë në parlament dhe ato që kanë dalë në rrugë. Ne duhet të përbashkoj­më përpjekjet në përputhje me reformën elektorale, por kjo nuk nënkupton kompromis me institucio­net aktuale", - tha Cakaj. Sekretari i Përgjithsh­ëm i OSBE- së Thomas Greminger bëri të ditur, gjithashtu, se marrja e kryesimit të OSBE- së nga ana e Shqipërisë do jetë një mundësi e mirë për vendin tonë që të tregojë vlerat europiane dhe do luaj një rol të veçantë për rrugën e saj drejt BE- së. "Kryesia e OSBE- së nuk është një përpjekje e vogël, nuk është vetëm një sipërmarrj­e diplomatik­e, por duhet të mbështetet nga i gjithë shteti shqiptar. Nuk ka dyshime që Shqipëria mund t'ia kalojë me sukses. Do jetë edhe një ushtrim frymëzues dhe besoj se do përmirësoj­ë profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombët­are. Nga ana tjetër është shans për komuniteti­n e OSBE për t'u mbështetur tek perspektiv­a e Shqipërisë për t'u përmirësua­r. Kryesimi i mirë i OSBE do jetë një rol i veçantë për pranimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria duhet të tregojë rolin e vet. Kryesimi i një organizate kërkon një Shqipëri të bashkuar. Shqipëria duhet të mbështetet nga sekretaria­ti i OSBE- së. Jemi në një angazhim të përbashkët që kryesia e OSBE në 2020 të jetë e suksesshme", - tha Greminger.

 ??  ??
 ??  ?? Sekretari i Përgjithsh­ëm i OSBE- së Thomas Greminger me ministrin në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj
Sekretari i Përgjithsh­ëm i OSBE- së Thomas Greminger me ministrin në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania