Gazeta Shqiptare

Banorët e Astirit përplasen me policinë, arrestohen 2 persona

Konflikti ndodhi në dyert e gjykatës ku banorët kërkonin lirimin e bashkëqyte­tarëve Balliu: Rama kërkon viktima. Ndërkombët­arët të reagojnë

-

Krahas përplasjes për Teatrin Kombëtar, një tjetër konflikt mbetet i hapur për qeverinë. Ai i banorëve të Astirit që prej disa muajsh bëjnë rezistencë kundër projektit për zgjerimin e Unazës së Re dhe që prek një pjesë të mirë të shtëpive dhe ndërtimeve që gjenden në vijën e parë të rrugës. Pas një periudhe disi të qetë ditët e fundit janë kthyer sërish përplasjet mes banorëve që mbrojnë pronat e tyre dhe forcave të policisë. Kulmi arriti dje teksa para Gjykatës së Tiranës u shënuan edhe përplasje mes forcave të policisë dhe një pjesë të banorëve, çka solli edhe arrestimin e dy prej tyre. Shkak për këtë përplasje është bërë pikërisht nxjerrja para gjykatës për masë arresti e banorëve të Astirit, babë e birë që ishin arrestuar të martën gjatë protestave për Unazën e Re. Ndërsa gjykata do të jepte masën e sigurisë për ta, protestues të shumtë janë paraqitur përpara gjykatës së Tiranës. Me anë të protestës së sotme, banorët kërkonin lirimin e tyre, por situata precipitoi deri në një përplasje fizike me policinë. Për rrjedhojë janë arrestuar 2 protestues të tjerë. Ata janë Skënder Doda dhe Shpëtim Billa. Banorët e tjerë kanë denoncuar dhunën e policisë, ndërsa përfaqësue­sit e opozitës që mbështesni­n banorët kërkuan prej tyre të mos provokohen nga policia. "Këtu është skandal. Ju si media vetëm hajdeni pas orës 9 dhe do të shikoni sa tmerr që është. Këto të arrestojnë pse proteston, pse mbron pronën, shtëpinë tënde. Ata po mundohen të frikësojnë njerëzit me këto arrestime. Ne kërkojmë lirim të menjëhersh­ëm", - tha një i afërm i të arrestuarv­e. Një tjetër banor denoncoi dhunën e përnatshme që po pësojnë qytetarët e Astirit, nga persona civil. "Më tërhoqën zvarrë shikoni si mi kanë grisur rrobat, si më kanë shqyer, edhe krahun ma kanë thyer fare, ja shikoni gërvishtje­t. Ne kemi të gjitha dokumentet, na dhunojnë në mes të ditës, hajde shkojmë tek Drejtoria e Policisë, të na arrestojnë të gjithëve. Dilni shikoni pas orës 21: 00 të darkës se si lëvizin të veshur civil dhe tmerrojnë fëmijët, nuk flenë gjumë nga frika. Ne ishim në mbështetje të familjes Ferati që janë masakruar. Erdhën 30 civilë mes 100 banorëve, çfarë do të bëjmë, kot e kanë me ne, ju lutem juve të medias transmeton­i gjithçka, hajdeni filmoni pas orës nëntë të shikoni çfarë tmerri përjetojmë", - tha njëri nga banorët. Ndërkohë që ish- deputeti

demokrat, Klevis Balliu i cili ka ndjekur nga afër protestat e Unazës së Re gjatë këtyre muajve denoncoi dhunën e ushtruar, ndërsa akuzoi Ramën se po i provokon për ti arrestuar. "Banorët e Unazës së Re siç e kam paralajmër­uar plot katër ditë më parë, Rama kërkon ti provokojë për t'i arrestuar. Dhe ja ku jemi 5 ditë më pas. Dy persona u arrestuan pardje dhe dy persona sot ( dje) në mënyrën më barbare. Rama kërkon viktima. Komuniteti ndërkombët­ar duhet të reagojë pasi qever

DENONCIMI

"Më tërhoqën zvarrë shikoni si m'i kanë grisur rrobat, si më kanë shqyer, edhe krahun ma kanë thyer fare, ja shikoni gërvishtje­t. Ne kemi të gjitha dokumentet, na dhunojnë në mes të ditës, hajde shkojmë tek Drejtoria e Policisë, të na arrestojnë të gjithëve. Dilni shikoni pas orës

21: 00 të darkës se si lëvizin të veshur civilë dhe tmerrojnë fëmijët, nuk flenë gjumë nga frika"

ia po ushtron dhunë barbare ndaj qytetarëve. Por i bëj thirrje qytetarëve mos të bien pre e këtyre provokimev­e. Protesta vazhdon deri në fitore", - tha Balliu.

 ??  ?? Banorët e Astirit gjatë përplasjes me policinë
Banorët e Astirit gjatë përplasjes me policinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania