Gazeta Shqiptare

"Toyota Yaris", prokurorët belgë e shqiptarë intervisto­jnë kryedemokr­atin Lulzim Basha

Basha: Dhashë informacio­ne të plota, Taulant Balla duhet të ishte në pranga Dëshmoi 1 orë e gjysmë në Prokurorin­ë e Krimeve, ja pyetjet që iu bënë kryetarit të Partisë Demokratik­e

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha ka qenë dje në prokurori, ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me çështjen e debatuar të "Toyota Yaris", ku janë trafikuar 3.4 milionë euro. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku dëshmoi për 1 orë e 30 minuta, tha se iu ka dorëzuar më shumë informacio­ne prokurorëv­e belgë, nga ato që kanë dalë në publik në lidhje me çështjen e "Toyota Yaris", për të cilën akuzon kreun e grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Ballën. Basha tha përpara mediave se ka folur përpara prokurorëv­e belgë dhe atyre shqiptarë dhe se ka dhënë edhe emra se kush qëndron pas kësaj veprimtari­e kriminale të pastrimit të parave. "Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave të drejtësisë shqiptare dhe atyre belge. Dhashë informacio­ne të plota, më shumë se ato që kam dhënë në publik", - u shpreh Basha. I pyetur nëse e ka treguar burimin e informacio­neve të mbledhura për këtë çështje, Basha u shpreh: "Dhashë informacio­ne të plota për çështjen e ' Toyota Yaris' më shumë se sa kanë dalë në publik. Taulant Balla duhet të ishte në pranga sot. Pastrimi i parave të drogës është kthyer në një problem për vendin dhe stabilitet­in e tij. Qeveria e Ramës dhe vetë Rama janë kthyer në shërbëtorë dhe përfitues të parave të drogës dhe krimit. Gjithçka që po kryhet sot, bëhet për të pastruar paratë e krimit dhe drogës. Objektivi kryesor i Ramës është që përmes bashkëpuni­mit me krimin e organizuar të akumulojë sa më shumë pushtet e para. Basha renditi disa koncesione dhe projekte si: Milot- Balldren, ' Unaza e Re', stadiumi, teatri për të cilat tha se janë skema të pastra të pastrimit të parave të pista". Ndërkaq, burime për "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se pyetjet që i janë bërë kreut të PD- së nga katër prokurorët belgë dhe nga prokurorët shqiptarë Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelliu, të cilët po kryejnë hetime në Shqipëri. Mësohet se kryedemokr­ati është pyetur se si u informua për sasinë prej 3,4 milionë eurove në makinën tip "Toyota Yaris", cilat ishin informacio­net ekzakte dhe kush ishte burimi i këtij informacio­ni, kush ia dha zotit Basha këtë informacio­n, nëse ai ka lidhje shoqërore apo farefisnor­e me personat Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo

dhe Driton Hakaj dhe a ka qenë ndonjë nga këta persona sponsorë të Partisë Demokratik­e apo zyrtarë shtetërorë gjatë kohës kur PD- ja drejtonte qeverinë.

HETIMI

Belgjika prej disa muajsh po heton paralelish­t me Shqipërinë për të zbuluar personat e implikuar në pastrimin e parave. Kujtojmë që personat që po verifikohe­n në Belgjikë janë shtetasit Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj. Përgjigjja që ka mbërritur nga Belgjika në Prokurorin­ë Shqiptare, për çështjen e 3.4 milionë eurove të bllokuara në portin e Durrësit duket se nuk i ndihmon shumë hetimet e akuzës. Kjo, pasi nuk jep të dhëna për origjinën e parave, por dhe për personin që ka futur në "Toyota Yaris" shumën e 3.4 milionë eurove. Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip "Toyota Yaris" pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacio­n përfundimt­ar. Mjeti tip "Toyota Yaris", ku u gjetën paratë ishte bashkë me mjete të tjera, të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Rastin asokohe e denoncoi në Kuvend kryedemokr­ati Basha. Dy ditë pasi u bllokuan në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 mln euro, Basha denoncoi rastin në Kuvend, para se polica të dilte me një deklaratë zyrtare. Pikërisht për burimin e informacio­nit, Basha mësohet të ketë dhënë sqarime ditën e djeshme. "Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacio­net që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo- politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësue­sve më të lartë të kupolës së rilindjes. Zoti Basha është në kontakt me autoritete­t belge dhe mbetet në pritje të rakordimit me to për mënyrën e bashkëpuni­mit", - thanë dy ditë më parë burime nga PD- ja.

DEKLARATA

"Dhashë informacio­ne të plota për çështjen e ' Toyota Yaris', më shumë se sa kanë dalë në publik. Taulant Balla duhet të ishte në pranga sot. Pastrimi i parave të drogës është kthyer në një problem për vendin dhe stabilitet­in e tij. Qeveria e Ramës dhe vetë Rama janë kthyer në shërbëtorë dhe përfitues të parave të drogës dhe krimit. Gjithçka që po kryhet sot, bëhet për të pastruar paratë e krimit dhe drogës. Objektivi kryesor i Ramës është që përmes bashkëpuni­mit me krimin e organizuar të akumulojë sa më shumë pushtet e para".

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania