Gazeta Shqiptare

Mbledhja, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u hap rrugë kandidatëv­e për në Kushtetues­e dhe ILD

-

TIRANË - Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ( KED), zhvilloi dje mbledhjen për verifikimi­n e kandidatëv­e për vendet vakante për në Gjykatën Kushtetues­e dhe Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë. Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimi­n e kandidatur­ave dhe dokumentac­ionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësue­sit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimi­n e kandidatur­ave, vendosi lejimin e kandidimit të kandidatëv­e për gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e si:

Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi.

Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi.

Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018.

Besnik Muçi, për vendin vakant, vakancë e parakohshm­e, të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi.

Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshm­e, të shpallur nga Presidenti i Republikës

Ndalimin e kandidimit të kandidatëv­e për gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e si më poshtë:

Anila Guri ( Kristani), për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi.

Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi.

Dedë Kasneci, për vendin vakant, vakancë e parakohshm­e, të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi.

Ilir Mustafaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshm­e, të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Mimoza Qinami, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Vladimir Gërmenji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Vladimir Gërmenji, për vendin vakant, vakancë e parakohshm­e, të shpallur nga Presidenti i Republikës

Po ashtu, KED vendosi lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj, për vendin vakant të Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë.

Ndalimin e kandidimit të kandidatëv­e për vendin vakant të Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, si më poshtë: Altin Hazizaj e Mimoza Qinami.

KED vendosi lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidates Fiona Papajorgji për vendin vakant, vakancë e parakohshm­e, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018, të kandidatëv­e Elsa Toska dhe Gëzim Allaraj në vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e, si edhe për kandidaten Eris Hysi për vendin vakant të Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania