Gazeta Shqiptare

Shpërthen transforma­tori elektrik, vdes punëtori i firmës së ndërtimit, plagosen dy të tjerë

"Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradë­s, zonën e Kamzës, Vorën dhe Mëzezin" Reagon OSHEE: Punëtorët e firmës kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kw të OST, çka ka shkaktuar masë

-

Një transforma­tor i tensionit të lartë ka shpërthyer mesditën e djeshme në një objekt në ndërtim në rrugën dytësore në autostradë­n TiranëDurr­ës, duke i marrë jetën një punëtori të një firme private ndërtimi dhe plagosur dy të tjerë. Mësohet se viktima është Gjergji Sula. Ai dhe dy punëtorë të tjerë, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku ranë në kontakt me rrymën elektrike në transforma­tor. Ndërkaq, njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, kurse punëtori tjetër jashtë rrezikut për jetën, në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza", në repartin e djegieve. Nisur nga situata e krijuar, OSHEE ka ndërhyrë duke stakuar për disa momente energjinë elektrike në nënstacion­in e Kasharit, për të shmangur pasoja më tragjike nga shpërthimi i shkaktuar. Ndërkaq, burime policore bënë me dije se transforma­tori shpërtheu si pasojë e një shkëndije elektrike. Ndërsa, në një reagim më të detajuar për ngjarjen, Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike, sqaroi se: "Një kompani private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku punëtorë të kësaj firme kanë tentuar të shkëpusin rrymën elektrike në linjën 110 kw të OST, çka ka shkaktuar masë". "Rreth orës 12: 00, në autostradë­n Tiranë- Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruk­sion si pasojë e një shkëndije elektrike ka shpërthyer një transforma­tor elektrik. Si pasojë e shpërthimi­t kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti dhe

konkretish­t shtetasit: GJ. S., S. Ç. dhe F. Ç., të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

REAGIMI I OSHE- SË

Për shkak të punimeve të kompanisë "4AM", me vendndodhj­e pranë "Coca Cola"- ës në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kw të OST, çka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.

Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradë­s, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez. Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nënstacion­it me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmen­dura. Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë "Coca Cola"- ës.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi shpërthimi
Vendi ku ndodhi shpërthimi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania