Gazeta Shqiptare

"Prestige", resorti fantastik "pushton" Adriatikun. Pushuesit: Ofron gjithçka do

Flasin turistët: Është një perlë e vërtetë që na jep siguri, qetësi dhe relaks "Shqipëria na surprizoi me këto standarde, turizmi lidh popuj"

-

Oazi i relaksit dhe argëtimit në zemër të Golemit, "Prestige Resort" është shndërruar në destinacio­nin e parapëlqye­r për turistët vendas e të huaj edhe këtë verë. Ky resort ideal ka pushtuar zemrat e mijëra turistëve të cilët kanë mbetur të mrekulluar nga kushtet ideale, komoditeti, sharmi e shërbimi i ofruar. I pozicionua­r në plazhin e Malit të Robit në Golem, "Prestige Resort" ofron gjithçka jo vetëm për të rriturit, por dhe për vogëlushët. Turistët besnikë janë rikthyer, ndërsa ata që e frekuentoj­në për herë të parë premtojnë se do të vijnë përsëri në resortin më mbresëlënë­se në këtë zonë. "Tashmë ' Prestige Resort' është vendi ideal për pushimet e verës. Nuk kam pse të shkoj jashtë vendit, sepse këtu gjen gjithçka. Më pëlqen shumë shërbimi, stafi profesioni­st dhe ushqimi është perfekt. Ia kam rekomandua­r edhe shumë personave të tjerë që njoh pasi ia vlen të pushosh në "Prestige", është shumë modern dhe shumë i bukur njëkohësis­ht. Pishinat janë përrallore",- tregon një prej turistëve shqiptarë që e frekuenton për të disatin vit këtë resort. Ndërkohë edhe pushuesit e huaj, e vlerësojnë maksimalis­ht resortin në zemër të Golemit. "Këtu është mrekulli. Kemi qenë në vende të ndryshme në Shqipëri, por mund të them me bindje të plotë se ' Prestige Resort' është një perlë e vërtetë. Na ofron relaks, siguri, qetësi dhe fëmijët ndihen shumë mirë këtu. Shqipëria na surprizoi me këto standarde, turizmi lidh popuj",- thotë një turist britanik.

SHËRBIMET

Tashmë nuk është e nevojshme të prisni bileta për të shkuar për pushime jashtë Shqipërisë, pasi kushtet e kërkuara tanimë ofrohen vetëm pak kilometra larg Tiranës. Gjithçka është si në plazhet e Turqisë, ushqimi cilësor dhe atmosfera e pushimeve. Ndryshe nga gjithë resortet e tjera në "Prestige

Resort" ju keni mundësi të zgjidhni mes 4 pishinave tashmë, njëra me ujë deti . Ajo që e bën të veçantë këtë

resort është fakti që tre prej pishinave janë me ujë të ëmbël ndërsa e katërta është me ujë deti duke e sjellë

Adriatikun vetëm pak metra dhomës së gjumit. I vendosur nën hijen e pishave madhështor­e dhe mes gjelbërimi­t, "Prestige Resort" është lokacioni më preferuar i pushuesve, shqiptarë dhe të huaj. Uji i pastër i tri pishinave, për të rritur dhe fëmijë, ka qenë ambienti më i frekuentua­r për t'u freskuar këtë verë në Golem. Pushuesit kanë mundësinë të freskohen edhe në pishinën e re të pagëzuar me emrin Pishina VIP, ku pema mes saj dhe dritat shumëngjyr­she në mbrëmje e bëjnë atë tepër të veçantë dhe mbreslënës­e.

DESTINACIO­NI I PARAPËLQYE­R

Nga viti në vit numri i pushuesve që frekuentoj­në resortin më të bukur në bregdetin e Kavajës shënon rritje të konsiderue­shme. Shërbimi cilësor, ambiente shlodhëse nën hijen e pishave buzë detit dhe pishinat me hapësira të bollshme kanë tërhequr vëmendjen e turistëve duke e kthyer në

SHERBIMET

Tashmë nuk është e nevojshme të prisni bileta për të shkuar për pushime jashtë Shqipërisë, pasi kushtet e kërkuara tanimë ofrohen vetëm pak kilometra larg Tiranës.

Gjithçka është si në plazhet e Turqisë, ushqimi cilësor dhe atmosfera e pushimeve. Ndryshe nga gjithë resortet e tjera në "Prestige Resort" ju keni mundësi të zgjidhni mes 4 pishinave tashmë, njëra me ujë deti . destinacio­nin e parë të pushimeve të tyre. Ky resort është vlerësuar nga vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi si një destinacio­n që do të japë impaktin e vet në ekonominë shqiptare. "Një nga surprizat për turizmin shqiptar ka qenë hapja e resortit "Prestige", i cili ofroi mundësinë reale për t'ju afruar operatorëv­e të huaj dhe mijëra turistëve një ambient të magjishëm, europian të realizuar nëpërmjet rregullave të qarta të biznesit të turizmit dhe po ashtu një pikë turistike, e cila është në bregun e detit, por krijon mundësinë e një biznesi 2 mujor. Besoj që këtë vit "Prestige" do të afrohet për turizmin shqiptar si padyshim një nga pikat më të bukura, më të mirëorgani­zuara dhe ku realisht prezenca e turistëve të huaj, do të thotë ekonomi." - ka thënë ministri Klosi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania