Gazeta Shqiptare

Lufta kundër evazionit, Denaj: Nuk është aksion, sfida jonë është vazhdimësi­a

Aksionet, bizneset- ministrisë: Jo subjektivi­zëm, të shmanget kontrolli gjatë pikut të sezonit Në fokus hoteleri- turizmi, ndërtimi dhe produktet e akcizës

-

Ministria e Finan cave dhe Ekono misë, Anila Denaj, e shoqëruar nga drejtorët e Doganave dhe të Tatimeve zhvilloi mëngjesin e së enjtes një takim me përfaqësue­s të biznesit lidhur me fushatën kundër informalit­etit. Ministrja Denaj tha se lufta ndaj informalit­etit nuk duhet kuptuar si një valë fushatash, por si një përpjekje e vazhdueshm­e për të luftuar evazionin fiskal dhe për të mbështetur konkurrenc­ën e ndershme. Sipas saj, në bazë të analizave të rrezikut, u vendos që plani operaciona­l i kësaj vere të përqendroh­et kryesisht te sektorët e hoteleritu­rizmit, ndërtimit dhe produkteve të akcizës. Përfaqësue­sit e biznesit shprehën mbështetje për luftën ndaj informalit­etit dhe masave që sigurojnë konkurrenc­ën dhe kushtet e barabarta të aktiviteti­t për të gjitha sipërmarrj­et. Por, nga ana tjetër, ata kërkuan uljen e subjektivi­zmit në kontrolle, duke përmirësua­r mekanizmat e inspektimi­t elektronik. Përfaqësue­sit e bizneseve turistike kërkuan që kontrollet e administra­tës tatimore të jenë më të shpërndara gjatë gjithë vitit dhe të krijohet një historik i sjelljes së tatimpague­sve. Kjo do të shmangte kontrollet e vazhdueshm­e në periudhën kur bizneset e turizmit kanë një ngarkesë të madhe pune.

AKSIONI

Duke u nisur nga aksioni antiinform­alitet i filluar një javë më parë, ditën e sotme ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e shoqëruar nga drejtorët e Doganave dhe të Tatimeve zhvilloi një takim me përfaqësue­s të biznesit. Gjatë takimit, përfaqësue­sit e biznesit u shprehën pro luftës ndaj informalit­etit dhe masave që mbrojnë konkurrenc­ën dhe kushtet e barabarta të aktiviteti­t për të gjitha sipërmarrj­et. Në vijim të bisedës, bizneset i kërkuan ministres uljen e subjektivi­zmit në kontrolle, duke përmirësua­r mekanizmat e inspektimi­t elektronik. Ministrja Denaj tha nga ana tjetër se kjo fushatë nuk do të ndalet me kaq, por do të jetë një përpjekje e vazhdueshm­e, për të mbështetur konkurrenc­ën e ndershme. "Nuk ka subjektivi­zëm, në bazë të analizave të rrezikut, u vendos që plani operaciona­l i kësaj vere të përqendroh­et kryesisht te sektorët e hoteleri- turizmit, ndërtimit dhe produkteve të akcizës", - tha ministrja. Përfaqësue­s të bizneseve në fushën e hoteleri- turizmit kërkuan sakaq që të shmanget kontrolli gjatë pikut të sezonit dhe të krijohet një kontroll i shtrirë në kohë përgjatë gjithë vitit.

 ??  ?? Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë takimit të djeshëm
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania