Gazeta Shqiptare

Shqipëria humbi 110 milionë euro ndaj Beketit, ankimimi deri më 20 gusht

"Mbyllja e televizion­it "Agon" e motivuar politikish­t"

-

Autoritete­t

shqiptare kanë afat deri më 20 gusht për të kundërshtu­ar vendimin e marrë nga Qendra Ndërkombët­are për Zgjidhjen e Mosmarrëve­shjeve të Investimev­e ( ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, në favor të sipërmarrë­sit italian Francesco Becchetti dhe disa kompanive dhe ortakëve të tij, nënës së tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunë­torëve Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon, për mbylljen e televizion­it "Agon" pak vite më parë. ICSID, dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizion­it ishte "motivuar politikish­t". Vendimi u mor në 24 Prill. Dy muaj më vonë, Avokatura e Shtetit njoftoi "fillimin e procedurës së konkurrimi­t për përzgjedhj­en dhe kontraktim­in e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj.." me qëllim "përfaqësim­i dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID".

Anullimi është një formë e jashtëzako­nshme rekursi e parashikua­r në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikua­ra nga vetë rregullat e ICSID- së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsion­i nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurav­e dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Nuk dihet se në cilën nga këto klauzola, do të mbështetet pala shqiptare në kundërshti­min e vendimit, i cili përfaqëson vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania