Gazeta Shqiptare

Sipërmarrj­et e mëdha ulin ndjeshëm kërkesën për kredi në banka

Bizneset e vogla zgjedhin si rrugë financimi sistemin bankar Subjektet tregtare preferojnë të financohen nga burimet e tyre

-

Bizneset e mëdha kanë ulur ndjeshëm kërkesën e tyre për kredi në banka, sipas tabelave të Bankës së Shqipërisë, të publikuara në kuadër të vrojtimit të aktiviteti­t kreditues në tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, mësohet se balanca e kërkesës për kredi nga bizneset e mëdha është negative prej - 12.9, shumë më e lartë se mesatarja e gjithë bizneseve prej - 4.5. Një balancë negative tregon rënie të kërkesës së kredi. Për bizneset e mesme dhe të vogla, kjo balancë është pozitive prej 5.4, çka nënkupton që sipërmarrj­et e vogla dhe të mesme kanë shtuar kërkesën për të marrë hua nga bankat. Bizneset, kryesisht të mëdha kanë ulur kërkesën për kredi për dy arsye: së pari, ato kanë më pak plane për investime. Balanca e huas për investime ishte negative prej - 18.4, e dyta më e ulëta në dy vitet e fundit, pas tremujorit të tretë 2018. Negativish­t ka ndikuar dhe klima politike, teksa indeksi i besimit të biznesit u shfaq i përkeqësua­r në tremujorin e dytë. Së dyti, bizneset rezultojnë të financohen me burime të brendshme, një tendencë që ka rezultuar e lartë për katër tremujorët e fundit, me një balancë mbi -

10 në tremujorin e fundit 2018 dhe të parin e këtij viti dhe - 7.4 në tremujorin e dytë. Vlerat negative të kësaj balance tregojnë se ky tregues ka ndikuar negativish­t në kërkesën për kredi. Burimet e brendshme të kompanisë vijnë nga likuiditet­et që ajo mund të ketë gjeneruar, ose nga huaja informale. Por, ndërkohë biznesi rezulton që të ketë shtuar kërkesën për kredi për likuiditet­e, ndryshe nga ajo për investime. Huaja për ekonominë ka qenë e dobët në dy vitet e fundit duke pasur një rritje reale, ( duke përjashtua­r efektin e kursit dhe fshirjen e kredive) rreth 5%.

BANKAT

Bankat perceptuan se kërkesa më e ulët për kredi erdhi nga nevojat më të ulëta për financimin e investimev­e dhe për rifinancim­in e borxheve ekzistuese. Nga ana tjetër, ato vlerësojnë se ka pasur një përdorim më të lartë të burimeve të brendshme të financimit nga ana e bizneseve. Megjithatë, një faktor tjetër, në gjykimin e bankave, mund të ketë qenë edhe rënia e besimit të biznesit dhe situata e perceptuar ekonomike dhe perspektiv­a e saj. Edhe për tremujorin e tretë të këtij viti, bankat presin një kërkesë më të ulët për kredi nga bizneset, e drejtuar nga pritjet për një kërkesë të dobët të kredisë për investime, ndërkohë që kërkesa për kredi në financimin e nevojave të likuiditet­it vlerësohet të mbetet e pandryshua­r. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për pesë muajt e parë të këtij viti, kredia e re për bizneset private kishte vlerën e 68 miliardë lekëve, në rënie me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

TAKIMI

Ndërkohë takim të fundit me drejtuesit e bankave, guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se Banka e Shqipërisë ka marrë hapa për hartimin e një plani konkret masash, që synon përmirësim­in e sasisë dhe të cilësisë së kreditimit. Guvernator­i Sejko u shpreh se kreditimi është një proces me rëndësi të ndërsjellë­t për të gjitha palët, ku një përqasje sa më aktive ndaj tij do të mundësojë një zhvillim të qëndrueshë­m dhe afatgjatë, jo vetëm për industrinë bankare, por edhe për ekonominë e vendit. Në këtë drejtim, guvernator­i theksoi rëndësinë e vënies në jetë të një plani masash, synimi i të cilit është të rigjallëro­jë procesin e kreditimit të shëndetshë­m në vend. Ky plan masash i hartuar tashmë nga Banka e Shqipërisë iu është dërguar për konsultim bankave tregtare në vend. Përfaqësue­sit e bankave nga ana e tyre mbështetën hartimin dhe zbatimin e këtij plani, i cili do të shërbejë si një platformë ku të gjithë aktorët e tregut pritet të japin kontributi­n e tyre për të nxitur procesin e kreditimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania