Gazeta Shqiptare

Shkelja e sigurisë ushqimore, AKU 900 mijë lekë gjobë në markete e pastiçeri 900

Makineri të ndryshkura e produkte të skaduara

-

Autoriteti

Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet e njëpasnjës­hme me synim garantimin e mbarëvajtj­es së sezonit turistik, për të siguruar kështu mbrojtjen e shëndetit të konsumator­ëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore. Pas kontrollev­e është konstatuar se disa subjekte në Fier, Korçë, dhe Shkodër nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore e si pasojë u gjobitën me 900 mijë lekë gjobë në total. "Nga kontrolli i ushtruar në subjektin "Idval Gjoza" me aktivitet "Njësi prodhimi dhe tregtimi ëmbëlsiras­h", Bilisht, Korçë u konstatua se subjekti ush

MIJË LEKË GJOBË

Pas kontrollev­e nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është konstatuar se disa subjekte në Fier, Korçë, dhe Shkodër nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore e si pasojë u gjobitën me 900 mijë lekë gjobë në total.

tronte veprimtari­në në kushte të papërshtat­shme higjieno- sanitare, ( në ambientin e prodhimit kishte prani të papastërti­ve si dhe prezencë ndryshku tek mjetet e punës të cilat ishin dhe tejet të amortizuar­a)",- bën me dije AKU. Kjo e fundit për shkeljet e konstatuar­a

vendosi gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno- sanitare, si dhe bëri bllokimin e menjëhersh­ëm të aktiviteti­t deri në përmirësim­in e kushteve higjieno- sanitare. Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në subjektin "Luiza Llanaj" me aktivitet "Minimarket" Fier u konstatua se subjekti tregtonte produkte të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit. Për shkeljet e konstatuar­a AKU mori vendosi gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi, si dhe bëri bllokimin e produkteve të konstatuar­a të pasigurta për konsum me qëllim asgjësimin e tyre. "Nga kontrolli i ushtruar në subjektin "Selim Cocaj" me aktivitet "Prodhim produktesh me bazë brumi" Velipojë, Shkodër u konstatua se subjekti ushtron aktiviteti­n në kushte të papërshtat­shme higjeno- sanitare ( tualeti kishte dalje të drejtpërdr­ejtë në ambientet e prodhimit, mungonte analiza e ujit, muret kishin prani myku dhe mjetet e punës kishin prezencë ndryshku)

Për shkeljet e konstatuar­a AKU mori masat e mëposhtme: Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno- sanitare, si dhe u bë bllokimi i menjëhersh­ëm i aktiviteti­t deri në përmirësim­in e kushteve higjieno- sanitare",thotë AKU.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania