Gazeta Shqiptare

Studimet në Amerikë, ambasada: Kujdes, duhet të keni kursime ose sponsor

Ekspertët: Rritet numri i aplikimeve për vizë studentore në Shtetet e Bashkuara "Ndalohet të punoni për të paguar universite­tin"

-

Studentët shqiptarë që dëshirojnë të vazhdojnë rrugëtimin akademik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të kenë paraprakis­ht për pagesën e tarifës së shkollimit. Ditën e djeshme, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije se nëse kandidatët aplikojnë për vizë studentore, duhet të kenë parasysh mbulimin e shpenzimev­e, në një kohë që ka theksuar se numri i studentëve shqiptarë që aplikojnë në universite­tet amerikane është rritur. "Është e mrekullues­hme të shohësh kaq shumë studentë shqiptarë që aplikojnë për vizë për të studiuar në universite­tet e Shteteve të Bashkuara, por mos harroni, nëse po aplikoni për një vizë studentore, ju duhet të keni një plan për të paguar për shkollimin dhe për shpenzimet tuaja në Shtetet e Bashkuara",- bën me dije ambasada. Më tej kjo e fundit shton se studentët nuk mund të punojnë në SHBA për të paguar tarifën e shkollimit të tyre. "Vizat studentore janë për të studiuar dhe jo për të punuar. Ju nuk mund të punoni jashtë kampusit për të paguar tarifën e shkollës. Ju duhet të keni kursime, një sponsor ose ndihmë financiare/ bursë për të paguar arsimimin tuaj",- theksojnë ekspertët e ambasadës.

HAPAT PËR STUDIME NË SHBA

ShBA renditet e katërta nga destinacio­net e zgjedhura nga studentët shqiptarë që po studiojnë jashtë Shqipërisë. Qendra EducationU­SA është një zyrë këshillimi për të gjithë ato të interesuar që duan të vazhdojnë studimet në Amerikë. EducationU­SA është një program i Departamen­tit të Shtetit Amerikanë dhe financohet nga ta dhe Ambasada Amerikanë në Tiranë. Këshillues­ja e qendrës EducationU­SA mund t'ju këshillojë dhe t'ju asistojë gjatë ndjekjes së 5 hapave për të studiuar në ShBA. Të gjithë të interesuar­it duhet të gjejnë universite­tin apo kolegjin që plotëson të gjitha kushtet e aplikantit. Me mbi 4500 universite­te apo kolegje në Amerikë, nuk duhet të përpiqeni të përshtatni veten me shkollën, por të gjeni shkollën që ju përshtatet juve dhe qëllimeve tuaja. Kërkimi duhet të fillojë 1218 muaj para vitit akademik në të cilin doni të vazhdoni studimet. Secili universite­t apo kolegj ka kriteret e veta. Duhet te jepni provimet e standardiz­uara në bazë të ciklit të studimit që doni të vazhdoni dhe kërkesave të universite­tit apo kolegjit.

BURSAT

Kandidatët duhet të ndjekin edhe financimin e investimev­e. Megjithëse, konkurrenc­a është e lartë, çdo vit studentët ndërkombët­arë marrin shuma të konsiderue­shme në ndihmë financiare apo bursa për të mbuluar koston e studimeve të tyre. Secili universite­t apo kolegj publikon në faqen e tyre të webit të gjitha bursat, kriteret apo ndihmën financiare që ofrojnë për studentët ndërkombët­arë. Hapi i tretë është procesi i aplikimit. Nuk ka proces standard aplikimi, pasi secili universite­t apo kolegj ka kriteret e veta dhe afatet e veta të aplikimit. Aplikimi fillon gjithmonë një vit përpara vitit akademik ku doni të studioni. Procesi

NDIHMA FINANCIARE

"Vizat studentore janë për të studiuar dhe jo për të punuar. Ju nuk mund të punoni jashtë kampusit për të paguar tarifën e shkollës. Ju duhet të keni kursime, një sponsor ose ndihmë financiare/ bursë për të paguar arsimimin tuaj", - theksojnë ekspertët e ambasadës.

mund të përfshijë shkrimin e një eseje, mbledhjen e letrave të rekomandim­it, certifikat­at apo vërtetimet e aktivitete­ve jashtëshko­llore dhe pikët e provimeve. Pasi pranoheni nga universite­ti dhe merrni dokumentin e pranimit, duhet të aplikoni për vizën studentore. Bëhet aplikimi online

BURSAT

Çdo vit studentët ndërkombët­are marrin shuma të konsiderue­shme në ndihmë financiare apo bursa për të mbuluar koston e studimeve të tyre. Secili universite­t apo kolegj publikon në faqen e tyre të webit të gjitha bursat, kriteret apo ndihmën financiare që ofrojnë për studentët ndërkombët­are.

duke plotësuar formularin, pagesën dhe rezervimit të datës së intervistë­s. Hapi i fundit është takimi para largimit nga Shqipëria. Qendra bën një takim informues mbi jetën studentore dhe çdo gjë tjetër që ju duhet të dini para se të niseni për në Shtetet e Bashkuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania