Gazeta Shqiptare

Lejuan zaptimin e hapësirave publike, hetim 3 inspektorë­ve të IMT në Bulqizë

-

Bulqizë; E. A., 24 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë inspektor në IMT, Bashkia Bulqizë. Këta shtetas në neglizhenc­ë të kryerjes së detyrave si punonjës shtetërorë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundraligj­shme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike të Bashkisë Bulqizë. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpuni­m. Po kështu, nga Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Mat filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. V., 48 vjeç, banues në Dibër ( pronar i një subjekti për shfrytëzim pyjesh); B. L., 47 vjeç, banues në Tiranë; M. D., 60 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi S. L është konstatuar nga policia në njësinë administra­tive Macukull, duke drejtuar një kamion të ngarkuar me 8 metër kub lëndë drusore, i cili nuk dispononte dokumentac­ion për transport të lëndës drusore, faturë shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rregullt për prerjen e pyjeve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. L. ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në subjektin me pronar shtetasin S. V, i cili do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale "Punësim i paligjshëm" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Ndërsa shtetasi M. D. është konstatuar nga policia në njësinë administra­tive Macukull, duke drejtuar një kamion të ngarkuar me 10 metër kub lëndë drusore, i cili nuk dispononte dokumentac­ion për transporti­m të lëndës drusore, faturë shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rregullt për prerjen e pyjeve. Materialet procedural­e do t'i referohen prokuroris­ë për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania