Gazeta Shqiptare

Pagesa e përshpejtu­ar, 300 pronarët që mund të përfitojnë paratë

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën e re me përfituesi­t, si ndahen paratë Dosjet e viteve 1993- 2012, 300 përfituesi­t që marrin kompensimi­n

-

Pronarët të cilët kanë një vendim për njo hjen dhe kompensimi­n e pronës mund të përfitojnë nga pagesat e përshpejtu­ara. Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtu­ara. Pagesë brenda një viti, brenda tri vitesh dhe brenda pesë vitesh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimt­ar kompensimi, pavarësish­t rendit kronologji­k të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP- së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht. Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 300 pronarët që kanë aplikuar për kompensimi­n e pronës në vitet 1993- 2012, të cilëve u është njohur e drejta e kompensimi­t dhe është u kryer vlerësimi financiar. "Gazeta Shqiptare" publikon listën me përfituesi­t në të gjithë vendin si dhe vlerën financiare për secilën dosje. Lista është botuar në Fletoren Zyrtare dhe bëhet fjalë për dosje, të cilave Agjencia e Trajtimit të Pronave u ka dhënë një vendim.

KOMPENSIMI FINANCIAR DHE FIZIK

Sipas formularëv­e tip, mësohet se kërkuesi duhet të cilësojë faktin se kërkon kompensim financiar. Për plotësimin e dosjes duhet të paraqitet kërkesa për kompensim financiar/ fizik, konfirmim nga ZVRPP- ja për gjendjen juridike të pronës, vërtetim nga gjykata nëse vendimi përfundimt­ar i vlerësimit të tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve, prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimt­arët, vërtetim numër llogarie, vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose jo tokë bujqësore, dokument identifiki­mi dhe mandat pagese. Të njëjtat dokumente duhet të paraqiten edhe në rastin kur pronari kërkon kompensim fizik.

LLOGARITJA

Kompensimi për ish- pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi do të

KOMPENSIMI

Kërkuesi duhet të cilësojë faktin se kërkon kompensim financiar. Për plotësimin e dosjes duhet të paraqitet kërkesa për kompensim financiar/ fizik, konfirmim nga

ZVRPP- ja për gjendjen juridike të pronës, vërtetim nga gjykata nëse vendimi përfundimt­ar i vlerësimit të tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve, prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimt­arët, vërtetim numër llogarie, vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose

jo tokë bujqësore, dokument identifiki­mi dhe mandat pagese. kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur. Këshilli i Ministrave ka rregulluar me anë të një vendimi kufirin e pagesës në lekë dhe atë të kthimit fizikisht të pronës. Kështu, të gjitha vendimet përfundimt­are, të vlerësuara financiari­sht si tokë truall përfitojnë kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimi­t, deri në masën 50 milionë lekë sipas shkronjës "a", të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr. 133/ 2015 dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar kompensohe­t fizikisht nga fondi i tokës. Neni 8 pika a e ligjit nr. 133/ 2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave thotë se subjektet e shpronësua­ra u nënshtrohe­n procedurav­e të kompensimi­t, sipas përcaktime­ve të këtij ligji, bazuar në vendimet përfundimt­are për njohje dhe kompensim financiar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania