Gazeta Shqiptare

Kastriot Shehi: Ja pse vij kaq shpesh në Shqipëri

Rrëfehet aktori: Suksesi i filmit "Klloun", historia prekëse për autizmin "Kemi harruar të jemi human me njëri- tjetrin"

- Egla Xhemali

Puna e tij ka lënë gjur më në kinemanë dhe teatrin italian. Hapa të mirëmendua­r, pas të cilëve spikaste gjithmonë dëshira për të skalitur diçka në memorien e njerëzve. Dëshira për punë e kthyer kjo në vepër të prekshme i ka dhënë famë aktorit shqiptar, Kastriot Shehi. Asgjë nuk ka qenë e thjesht. Ai ka guxuar duke u arratisur me anije në vitet ' 90 nga Porti i Durrësit për të prekur brigjet italiane. Atje iu hapën portat për realizimin e objektivav­e. Kështu njihet për role të shumta në seriale të ndjekura si "Squadra antimafia", "L'intelligen­za", si dhe për shumë projekte të tjera në Shqipëri. Atje kreu dhe studimet në "Commedia Dell'Arte", Venecia. Së fundmi, aktori ka sjellë një projekt mjaft interesant­ë që trajton një problemati­kë të vështirë: autizmin. Shehi vjen në një rrëfim për "Gazeta shqiptare", për të na folur më gjatë për filmin "Kllouni", rolin e tij atje si dhe për të na zbuluar detaje rreth jetës që ndan mes Italisë dhe Shqipërisë. Filmi flet për spektrin e autizmit. Historia përqendroh­et tek babai i fëmijës, se si e përballon situatën jo të lehtë që shfaqet në familje, ndërkohë që gruaja e mëkon me dashurinë e nënës, gjithmonë e gatshme për sakrifica, ai shmanget, mbyllet në vetvete, nuk pranon që trashëgimt­ari i tij, biri i tij mbi të cilin kishte thurur shumë ëndrra, të jetë një individ i sëmurë. ' Ky është problemi kryesor në Shqipëri. E kuptova kur punoja për filmin në takime me prindër fëmijësh të prekur nga spektri i autizmit. Ka prindër që fshehin fëmijët e tyre, i burgosin në shtëpi, që të mos merret vesh, që kanë fëmijë të sëmurë, i lënë pa ndihmë, i marrin në qafë për gjithë jetën. Pas moshës dy vjeçare bëhet e vështirë ndërhyrja mjekësore e sociale. Saimiri, babai, pra unë në film, bën kllounin në cirk ( e ka si punë), dhe është një gjetje gjeniale nga regjisori Edmond Mandro. Kllouni simbolizon maskën që protagonis­ti vë në shoqëri dhe familje, bën të qeshin shumë fëmijë për t'u kthyer pastaj në rutinën e tij të trishtë në shtëpi. Ka një kthesë në

jetën e tij në film, ku protagonis­ti kthehet krah gruas dhe fillon ta ndihmojë, të pranojë situatën të japi dashuri. Filmi është më i bukur i shkurtër dhe i rrjedhshëm e ka post production nga djem fantastike të talentuar që nuk e dija të ekzistonin në Shqipëri. Montazh, drejtor fotografie, kompozitor, color, audio. Edhe falë tyre doli bukur dhe të huajt kthejnë kokën dhe vlerësojnë.'- ka thënë Shehi. Duhet të themi që filmi është shitur në distributo­r italian dhe duket se do e vulosi mirë suksesi.

Roli ku ju i ngjani më shumë vetes suaj?

Më vjen në mend roli i Martinit në filmin e ri të Renato Balla "Të tre". Më kontaktoi para dy vitesh dhe më tha se kishte dëshirë të bënte një film me mua, dhe donte të shkruante personazhi­n për mua. Nuk u sforcova thjesht bëra një lojë të vërtetë në film.

Si është jeta juaj artistike në Itali?

Jetoj prej 28 vitesh në Itali. Fillova karrierën në vitin 2000 dhe kam bërë diku te 27 filma atje dhe shumë shfaqje teatri. Jam gjendur mirë, jo pa vështirësi, por të përballues­hme kur ke dashuri për atë që bën.

Çfarë ju kthen kaq shpesh në Shqipëri?

Projekte filmike dhe teatrore. E nisa në fund të 2015 me një format komik për vitin e ri në Tv Klan "Hajt se folim" dhe që aty zbulova vendin tim, nuk e kisha konsiderua­r deri atëherë kthimin tim në Shqipëri. Gjërat ecin këtu për mua. Përballem me role që më japin sodisfaksi­on nga ana artistike. Më emocionon vendi im, dua të bëj gjëra të bukura, që lënë gjurmë, që kanë vlerë.

Sa miqësor është ambienti i punës në Shqipëri?

Nga pikëpamja e ambientit fizik, pak. S'ka ngrohje në dimër dhe ftohje në verë, por gjërat po ndryshojnë. Kujtoj dy kura antibiotik­ësh për ftohje në teatër. Andej nuk ndodh. Miqësia pastaj me kolegë është relative, si në të gjithë botën, kur qasesh me pozitivite­t ka rikthim pozitiv, gjithmonë. E mira fiton! Dihet.

Çfarë thoni pa zë kur dikush ju shkel në pika të dobëta?

Ky është problemi im, përgjigjem gjithmonë me zë. Jam i rritur tashmë, përdor pak diplomaci, por kur duhet, një F* k you, është e shëndetshm­e. Nuk vret mendjen pas kthesës, si s'ia thashë këtë apo atë.

Si ndiheni me gazetarë që tentojnë të mësojnë deri në detaje shumë personale të jetës suaj?

Nuk ndihem mirë! Aktorët duhet të flasin me veprat e tyre dhe kaq. Nëse ia dalin, është kryer misioni. Sfera private duhet të mbetet e tillë. Jetojmë dekadat e imazhit, të gjithë duan të duken, të jenë protagonis­të, madje shesin në media edhe hallet apo humbjet familjare. Është sëmundje globale. Filmi "Requiem for a Dream" e shpjegon më së miri këtë. Kryevepër!

Fenomeni shoqëror që ju mundon më tepër?

Arroganca, mosmirënjo­hja, ka shumë egërsi, që fillon që nga komunikimi. Edhe në media e njëjta gjë, madje edhe në sallonet televizive, ku pretendohe­t se ka njerëz të pjekur, opinionist­ë moderatorë, që kujtojnë sa më i madh është grushti aq më shumë audiencë ka. Aspak e vërtetë është tv plehër, teknika të vjetëruara. Leku justifikon gjithçka. Kemi harruar të jemi human me njëritjetr­in. Më vjen keq për këtë.

Në filmin "Kllouni" luani rolin e babait të një fëmije autik; cila është fraza më prekëse në skenar?

Kur time shoqeje i duket sikur djali i thotë mami dhe do të shprehi diçka. Unë them: "Ndoshta ka dashur të thotë që je mami më e mirë në botë". Është momenti i rikthimit tim në familje në krahët e gruas sime. Mendonte se më kishte humbur.

Si është për ju faza e post produksion­it të filmave?

Është po aq e rëndësishm­e sa faza e shkrimit të skenarit, të xhirimit të filmit, të interpreti­mit të aktorëve. Filmi është një disiplinë grupi. Po çaloi njëra, dështon. Postproduk­sioni është art, do kreativite­t përveç përgatitje­s. Jo të gjithë mund ta bëjnë. Flas për montazhin, muzikën, etj.

Cila është tendenca që juve ju tërheq më shumë në aktrim?

Më pëlqen të eksploroj, gjendem mirë në role dramatike dhe komike, adhuroj momentet kur arrij të bëj zoom në disa detaje, që më vijnë nga brenda dhe më ndihmojnë në vërtetësi, gjëra që janë të natyrshme. U surprizova në një karakter horror për shembull kur e gjeta veten mirë tek bëja pak lojë sureale si i çmendur pak psyko. Adhuroj atë që bëj!

Pas shprehjes: Bota është shumë e vogël", cili është personi që do donit t'ua sillte fati pranë?

Aktualisht kam vetëm mamin larg, por e shoh pothuaj se çdo muaj. Atëherë mendoj miq të larguar nga Shqipëria prej shumë vitesh dhe nuk janë kthyer më. Një vajzë që kisha në shkollë dhe e doja shumë. Nuk di ku mund të jetë, por uroj mirë!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania