Gazeta Shqiptare

Si u shkërmoq Pakti gjerman i Andeve?

-

se perceptimi si brenda saj dhe më gjerë në publik ishte se Merkel nuk e kishte staturën dhe karizmën e duhur për Kancelare. Sot kjo duket e habitshme, por ky ishte realiteti i asaj periudhe. Në krijimin e këtij perceptimi duhet të kenë patur ndikimin e tyre dhe " burrat politikë" të CDU- së. Moskonkuri­mi i saj, ndonëse lidere e partisë në ato zgjedhje, që u rifituan nga Schroder ishte një goditje morale për Merkel. Por ajo diti ta kapërcejë shpejt këtë gjendje, pa "firo" dhe kosto të mëtejshme, falë gjakftohtë­sisë, durimit, llogaritje­ve të sakta, gjuhës dhe sjelljes politike të përmbajtur, pa zhurmë dhe polemika.

E kundërta po ndodhte me "Paktin e Andeve" ku telashet nuk kishin të sosur. Momenti më i keq për ta u shënua në vitin 2005 me rastin e zgjedhjeve të parakohshm­e. Merkel tashmë ishte shumë më e fuqishme, falë dhe shumë grave e vajzave me vlera që kishte futur me guxim në qeveri dhe në udhëheqje të CDU- së; tashmë ajo kishte dhe të drejtën morale dhe politike të konkurront­e për postin e Kancelares, si liderja e CDU- së dhe pa kundërshta­r tjetër. Madje, ajo e kishte fituar këtë post duke sfiduar ish- zëvendësin e saj, Fridrich Merz, një ndër protagonis­tët e Andeve, polemist dhe debatues "par excellence" Ai mbante postin e kryetarit të Grupit Parlamenta­r, praktikish­t Nr. 2 në parti me synime drejt kancelaris­ë. Por, Merz e pa se e kishte të humbur davanë dhe u tërhoq nga gara në momentet e fundit. Më 2008 ai u largua dhe politika e CDU- ja, duke u marrë me biznese tejet fitimprurë­se.

Me gjithë pështjelli­min që krijoi fitorja e saj si Kancelare me një rezultat tejet të ngushtë ndaj Schroderit, sërish pjesëtarët e Andeve i ngushëllon­te mendimi se Merkel do të ishte jetëshkurt­ër në këtë post dhe atyre do t'u vinte më vonë mundësia e artë. Por, sërish ata gabuan në llogaritë politike. Për fatin e tyre të keq, Merkel vijon edhe sot për 14 vite rresht si Kancelare.

Vlen të theksohet se dhe kur ata vetë e njoftuan më 2003 për ekzistencë­n e Paktit, Merkel nuk bëri kurrfarë "gjueti shtrigash"; ajo nuk u përfshi në debate dhe polemika me protagonis­tët e tij, madje u la hapësirë të vërtetë veprimi, ua plotësoi dëshirat politike pa kurrfarë pengese, etj. Kështu, në vitin 2010, ajo pranoi që kundërshta­ri i saj më i madh, Christian Wulf të bëhej President Federal. Ndërkohë, shoku i tij i "armëve" Roland Koch, sfidant tjetër i vështirë për Merkel u tërhoq nga politika që t'i linte rrugën Wulf si Kancelar i ardhshëm, me mendimin se ai mund ta mposhte Merkel. Mirëpo Wulf më 2012 u detyrua të jepte dorëheqjen pas akuzave për shpërdorim detyre dhe të fondeve publike, duke i dhënë goditjen më të rëndë objektivit të Andeve drejt Kancelaris­ë. Ndërkohë, Friedbert Plüger pësoi disfatë të madhe në garën për Kryetar Bashkie të Berlinit dhe u largua nga politika aktive. Protagonis­ti tjetër, Elmar Broek vazhdonte në Parlamenti­n Evropian si kryetar i Komisionit të Jashtëm deri tani vonë, kurse Günther Oetinger, ndër kundërshta­rët më të fortë, Merkel e caktoi në Bruksel si Komisioner ku vijon dhe sot. Po ashtu, një ndër yjet më shpresëdhë­nës të Andeve, Franz Josef Jung, më 2005 u emërua ministër i Mbrojtjes deri në vitin 2009 kur pas disa aludimeve Merkel e transferon në Ministrinë Federale të Punës, ndër më të rëndësishm­et. Pasardhësj­a e tij në Ministrinë Federale të Mbrojtjes u caktua Presidentj­a e sapozgjedh­ur e Komisionit Evropian, Ursula von den Leyen, besnike e Merkel krahas disa grave të tjera në dikasteret e arsimit, shëndetësi­së, familjes, etj. Por Jung qëndroi vetëm 33 ditë si Ministër i Punës, sepse dha dorëheqjen pasi u dëshmua se kishte gënjyer lidhur mee një incident të rrezikshëm në Afganistan kur ishte në krye të mbrojtjes. Me largimin dhe të Jung nga politika aktive, Pakti i Andeve u katandis, siç i thonë fjalës, "kokoshi një thelë"

Në ato rrethana, aty nga viti 2012, ai u shpall i shpërbërë dhe pothuajse ishte harruar. Mirëpo, çuditërish­t, në Mars 2018, gjatë ceremonisë mortore të Kardinalit gjerman Lehman, disa nga pjestarët e tij patën një takim informal në prani dhe të Presidenti­t të Bundestagu­t, Wolfgang Schauble, mbështetës i atij Pakti. Nisur nga gjendja e vështirë që po kalonte koalicioni qeveritar dhe mundësisë së tërheqjes së shpejtë e të mundshme të Kancelares Merkel nga drejtimi i partisë dhe qeverisë, në atë takim u vendos t'i jepej mbështetja e plotë Friedrich Merz, si kandidat për garën e ardhëshme për drejtimin e CDU- së. Parashikim­i i tyre u vërtetua dhe Merkel tetorin e kaluar dha dorëheqjen nga drejtimi i CDU- së. Merz shpalli menjëherë kanditatur­ën e tij në zgjedhjet e muajit Dhjetor 2018. Megjithë fushatën aktive pavarësish­t nga mungesa 10 vjet e tij në politikën aktive, ai humbi me rezultat tejet të ngushtë përballë sekretares së Përgjithsh­me të caktuar nga vetë Merkel, Annegret Kramp Karrenbaue­r ose AKK siç e thërrasin shkurt.

Praktikish­t, kjo ishte humbja e dytë e Merz përballë Merkel por kësaj radhe dinjitoze dhe mbresëlënë­se. Gjithsesi, humbja me një diferencë fare të vogël votash e mban Merz sërish në lojë; për më tepër, ai beson te thënia " E treta, e vërteta" I rikthyer në CDU ai mban postin e Kryetarit të Komisionit Ekonomik në Parti dhe kërkon një post ministror. Por sa të jetë Merkel Kancelare nuk ka kurrfarë shansi. Gjithsesi shpreson në rënien e koalicioni­t e të Merkelit, sidomos kur në shtator janë zgjedhjet në tre lande lindore tejet problemati­ke për CDU- në dhe aleaten e saj SPD- në, as dy vjet përpara zgjedhjeve të përgjithsh­me të rregullta. Ai e sheh postin ministror si trampolinë drejt kanditatur­ës për Kancelar, nga e cila nuk ka hequr dorë. Kështu, ai mendon t'i marrë revanshin AKK- së e sidomos Merkel; por, mbi të gjitha për të realizuar ëndrrën 40 vjeçare tashmë si i "fundit i Andeve".

Të 17 "Burrat e Andeve të CDUsë" kanë dështuar të paktën deri tani sepse nuk kishin vizion të qartë veç ëndrrës së tyre, ishin të prirur më shumë nga dëshira e mirë se sa realpoliti­ka; ata nuk i zgjeruan territoret e influencës së tyre elektorale, veç zhvillimev­e të tjera të cilat ata nuk mund t'i parashikon­in tek fluturonin mbi Ande natën e 25 Korrikut 1979, sidomos ribashkimi­n gjerman dhe atë evropian. Ndikim negativ pati dhe integralit­eti i tyre i pamjaftues­hëm politik dhe moral, ku nuk munguan dhe aferat e ndryshme, ca më tepër përballë figurës së pacenuar dhe emblematik­e të Merkel; për të cilën nuk ka patur asnjë aludim të vetëm, sado të vogël.

Meqenëse politikën shpesh e krahasojnë me futbollin, duke përdorur termat e tij mund të thuhet se përballë ekipit të "vajzave" të Merkelit që luajnë bukur me dhe pa top, në mbrojtje e në sulm dhe me presing në gjithë fushën " klubi i djemve " i Andeve ka luajtur dobët dhe pa ritëm, me plot faulla dhe pozicione " jashtë loje " e deri te "kartonët e kuq"

Në përfundim, siç është përmendur në disa shkrime të tjera kushtuar Merkel, të gjithë, por sidomos liderët dhe politikanë­t tanë mund dhe duhet të mësojnë shumë, duke filluar nga gjuha dhe sjellja politike model sidomos me kundërshta­rët e vet të shumtë, fryma dhe kultura politike e Merkel, gruas më të fuqishme të botës; kësaj europianis­teje të palëkundur e cila dhe tani, ndonëse në perëndim të "yllit" të saj, gëzon popullarit­etin më të madh në arenën ndërkombët­are dhe në Gjermani, madje dhe mes kundërshta­rëve të saj më të ashpër politikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania