LIÇAJ: Z. Soreca, qeveria shqiptare nuk iu përgjigj 15 pyetjeve të Këshillit të Europës
sot dëgjova ambasadorin e BE- së, zotin Soreca dhe do të doja pak edhe ta komentoja, sepse, të jem i sinqertë, nuk më pëlqeu aspak ajo që tha. Zoti Soreca u shpreh, se kjo është kthyer në një çështje politike, atëherë bën gabim që thotë këtë gjë se tregon paaftësinë e vet si diplomat. Pse? Tani e mori vesh Soreca se kjo është çështje e politizuar. Përse nuk pyet Qeverinë shqiptare, përse na sulmojnë ne artistëve dhe popullit politikisht? Ta pyesë njëherë? Sepse Këshilli i Europës i ka dërguar 15 pyetje qeverisë shqiptare, që po ti lexosh ato 15 pyetje janë pushkatim politik. Dhe qeveria nuk i ka kthyer përgjigje akoma, përse nuk i kërkoni llogari meqenëse jeni ambasador i BE- së? Për çfarë tenderi të hapur flisni, sepse i bie të jeni shumë naiv në qoftë se mendoni se në Shqipëri ka ende ndonjë tender të hapur. Përse duhet të flisni për investitorë europianë kur ju e dini fare mirë që s'ka asnjë investitor europian që mund të fitojë atë tender përveç firmës Fusha. Mos më thoni që jeni kaq naiv. Dhe në qoftë se ju ka plasur si ndërkombëtarë bomba e reformës në drejtësi, dhe s'dini si t'ia bëni hallin. Ju dhe ndërkombëtarët e tjerë kërkoni stabilitet në Shqipëri? Nuk ka stabilitet pa demokraci dhe ju e dini shumë mirë këtë! Sepse fëmijët tuaj të afërmit tuaj, në vendet ku janë në të gjithë të drejtën e tyre njerëzore kanë shtet kanë ligje, ka sistem drejtësie që i mbron, kurse fëmijët e mi, nuk i mbron askush! Fëmijët e këtyre njerëzve këtu, fatet e artit, të bizneseve, të fermerëve, të biznesit të vogël., të Kushtetutës shqiptare, nuk i mbron askush! Dhe mos kërkoni stabilitet kur ne s'ka kush na mbron se jeni bërë patericë e një qeverie perverse. Prandaj, zoti Soreca, bëj diplomatin dhe jo politikanin. Po të kujtoj fjalën e një diplomati të madh që vdiq në Siri: Detyra e parë e diplomatit është të bisedojë me popullin, ju bisedoni vetëm me pushtetin.