Gazeta Shqiptare

Basha: Rama kërkon pazar, zgjedhje të parakohshm­e dhe lokale

"Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur"

-

Opozita nuk heq dorë nga zgjedhjet e para kohshme dhe lokale në të njëjtën kohë, ndërsa përjashton çdo mundësi që për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike të bëjë pazar me kryeminist­rin Edi Rama. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, vijoi turin e tij të takimeve me strukturat e PD- së në juglindje të vendit, ku bashkëbise­doi me anëtarë të kësaj partie në lidhje me situatën politike në vend dhe aksionin opozitar. Gjatë takimit me banorët e Korçës, kreu i demokratëv­e theksoi angazhimin e Partisë Demokratik­e për zgjedhje të lira e të ndershme parlamenta­re dhe lokale pa Ramën kryeminist­ër. "Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikëqyrur­a nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëv­e", - tha Basha. Ndërkohë që ai theksoi se procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit nuk ka asnjë vlerë, pasi është bërë në kundërshti­m të plotë me ligjet e vendit dhe pa një garë të ndershme. Shkelje që sipas tij u konstatuan edhe raporti paraprak i OSBE/ ODIHR. Ndaj, ai u shpreh i sigurt se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshm­e pa Ramën kryeminist­ër. "Largimi i Edi Ramës si kryeminist­ër është i padiskutue­shëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanë­ve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutue­shëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo pazarit", - u shpreh Basha në Korçë. Ai refuzoi prerë çdo përpjekje për pazar. "Edi Rama kërkon pazar. Gjithë jeta e tij politike është pazar. Kur nuk ka pazar, shpërfytyr­ohet, çmendet. Kur nuk ka pazar, përpiqet me lojën e vjetër ' përça e sundo'. Nuk ka pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as opozitën. Fuqia jonë është

bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% ' Rama ik'", - tha Basha. Kreu i opozitës theksoi se fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira, ndërsa garantoi se të gjithë ata që kanë vjedhur qoftë vota, qoftë pasuri kombëtare do të përballen me drejtësinë. "Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpuno­i me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017- ës, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama

nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarë­t e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa", - u shpreh kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha. Ai u ndal për një takim edhe në Përrenjas, ku u shpreh se nuk do të ketë vetëm rotacion politik, por fund të tranzicion­it. "Ne e dimë që në fund të kësaj rruge nuk do të kemi vetëm rrotacion politik, por do të kemi fundin e tranzicion­it dhe Partinë Demokratik­e në krye të aleancës sonë qeverisëse për të

GRABITJA

"Asnjë plan tjetër nuk ka Edi Rama dhe banda e tij përveç grabitjes së pasurive publike si te Teatri Kombëtar, ku do të përfitojë 200 milionë euro me 6 kullat e drogës. Asnjë ofertë zhvillimi përveç grabitjes së bregdetit nga Saranda dhe Himara në Shëngjin e Velipojë. Milot- Balldreni, ' Unaza e Re' janë po ashtu grabitje me ligj e dhjetëra miliona eurove nga Edi Rama. Bashkë me 85% të shqiptarëv­e që duan ndryshim do ta largojmë këtë bandë".

hapur rrugën e standardit të vërtetë europian, për të bërë realitet Shqipërinë e standardit europian në çdo fushë. Largimi i Edi Ramës është kusht i parë dhe i panegociue­shëm. Vetëm një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeminist­ër mund të garantojë votën e qytetarët. Ne e dimë se me votë të lirë dhe të ndershme, Rama është larguar, PD- ja është në krye të qeverisjes së ardhshme të vendit", - u shpreh Basha. Duke drejtuar gishtin tek Edi Rama si fajtori kryesor për krizën

ekonomike e sociale të vendit, Basha tha se PD- ja ka gati planin dhe programin për të kthyer besimin e shqiptarëv­e te qeverisja. "Asnjë plan tjetër nuk ka Edi Rama dhe banda e tij përveç grabitjes së pasurive publike si te Teatri Kombëtar, ku do të përfitojë 200 milionë euro me 6 kullat e drogës. As

një ofertë zhvillimi përveç grabitjes së bregdetit nga Saranda dhe Himara në Shëngjin e Velipojë. Milot- Balldreni, ' Unaza e Re' janë po ashtu grabitje me ligj e dhjetëra miliona eurove nga Edi Rama. Bashkë me 85% të shqiptarëv­e që duan ndryshim, do ta largojmë këtë bandë", - shtoi Basha.

 ??  ?? Rama dhe Basha gjatë negociatav­e të 2017
Rama dhe Basha gjatë negociatav­e të 2017
 ??  ?? Kryetari i PD- së Lulzim Basha dje në Korçë
Kryetari i PD- së Lulzim Basha dje në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania