Gazeta Shqiptare

LSI: KQZ të hapë procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit

-

Lëvizja

Socialiste për Integrim ka denoncuar edhe një herë si skandaloze faktin që Gjykata e Shkallës së Parë Durrës doli me dy vendime të ndryshme për mandatin e kryebashki­akes së zgjedhur, Valbona Sako. Në një dalje për mediat, nënkryetar­i i kësaj force, Petrit Vasili u shpreh se këto vendime treguan fundin e shtetit ligjor në Shqipëri. "Dy vendimet e Gjykatës së Durrësit për votimet moniste të Bashkisë së Durrësit ishin prova më e qartë dhe më e mjaftueshm­e për të kuptuar e për të vulosur që shteti ligjor në Shqipëri ka rënë. Edhe qytetari më i fundit shqiptar, por edhe qytetari më i fundit në glob e di shumë mirë që çdo vendim i një gjykate mund të ankohet në një gjykatë më të lartë. Vetëm në Shqipëri, në kohërat e reformës në drejtësi, pra që do të ishin kohërat e zbatimeve më rigoroze të ligjit, u verifikuan pikërisht faktet skandaloze, tronditëse që nuk kanë ndodhur as në ditët më të rënda të drejtësisë shqiptare", - tha Vasili. Ndërsa ka shprehur keqardhje për heshtjen e ndërkombët­arëve për këtë çështje, ai theksoi se "vetëm në gjykatat e rilindjes të Shqipërisë, për të njëjtën çështje mund të jepen 10 vendime nga i njëjti nivel gjykate". "Gjykatat janë shndërruar thjesht dhe vetëm në landfillin e votimeve moniste, ku Edi Rama riciklon pisllëqet elektorale dhe politike të tij dhe kjo është shumë, shumë e rëndë", - u shpreh Vasili. Ndaj, ai theksoi se 13 tetori, dita e dekretuar për mbajtjen e zgjedhjeve, është shumë i rëndësishë­m për t'i dhënë zgjidhje krizës politike dhe ligjore që ka përfshirë vendin. "I bëjë thirrje nga sot, në mënyrë të qartë, publike dhe të fortë KQZ- së të mos rëndojë në mënyrë të mëtejshme pozitën shumë të rëndë antiligjor­e ku ka hyrë. Të shpallë hapjen e procedurav­e për regjistrim­in e zgjedhjeve të 13 tetorit dhe ku të gjitha partitë të kenë mundësi të përvijojnë regjistrim­in e tyre", - u shpreh numri 2 i LSI- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania