Gazeta Shqiptare

Meta: Vendi ka nevojë për zgjidhje tani, shtatori do jetë shumë vonë

Kreu i shtetit bëri apel për gjetjen e një marrëveshj­e që të mos dëmtohet integrimi "Duhet hequr dorë urgjentish­t nga kokëfortës­ia"

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka këmbën gulur sërish dje në nevojën për gjetjen sa më parë të një zgjidhje për krizën politike që ka përfshirë vendin. Fillimisht me anë të një deklarate të postuar në rrjetet sociale dhe më pas edhe nëpërmjet një komunikimi me mediat nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, kreu i shtetit apeloi për dialog duke paralajmër­uar se ka mbetur edhe shumë pak kohë që kriza të mos dëmtojë vendin dhe procesin integrimit të tij në Bashkimit Europian. "Të mos kalojmë në kundërkohë! Ky është pikërisht momenti kur koha nuk punon më për ty dhe ti fillon e gënjen veten se do gjesh një rrugë justifikim­i për dështimin tënd të sigurt. U ndodh shpesh fëmijëve kur kanë përpara provimin e një lënde që nuk i tërheq fare. Nuk e zënë me dorë librin për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë e luajnë duke gënjyer veten se kanë ende kohë para provimit. Por vjen një moment, kur koha nuk punon më për ty dhe kalon në kundërkohë. Atëherë fillon e mendon si të justifikos­h dështimin tënd në provimin që ti s'mësove kur duhej. Kuptohet, zakonisht prindërve u thuhet se fajin e kishte zysha, se ishte e keqe dhe e padrejtë. Por fëmijëve u falen sjellje të tilla dhe ato u kthehen në mësim për të ardhmen. Ndërsa politikanë­ve jo!", - shkroi Meta në këtë qëndrim të tijin. Gjetja e një zgjidhje sa më parë sipas tij bëhet domosdoshm­ëri që Shqipëria të mos humbasë më në drejtim të hapjes së negociatav­e ashtu siç ka humbur edhe në shumë raste të ngjashme më parë. "Për më tepër të një vendi që ka shpërdorua­r kaq shumë kohë dhe mundësi në tre dekadat e fundit. Të një vendi që në vitet 2000, 2001 ishte gati me të njëjtin ritëm integrues si Kroacia dhe shumë para Serbisë e Malit të Zi. Se ku ësht? Kroacia, dihet prej vitesh, por edhe Serbia dhe Mali i Zi, gjithashtu. Po kështu edhe sakrifikim­i i çeljes së negociatav­e për Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë, as zgjidhje, dhe as shpëtimi i fytyrës tonë që nuk duam t'i plotësojmë detyrimet që i dinë të gjithë. Populli ynë

nuk e meriton të mbetet i fundit në rajon, për shkak të liderëve të tij të llastuar!", - vijoi komentin e tij kreu i shtetit. Ndaj për të shmangur këtë rezultat të padëshirua­r, Meta dha alarmin se politikës shqiptare i mbetet edhe fare pak kohë për të gjetur zgjidhje. "Kemi dhe fare pak kohë për të mos kaluar në kundërkohë! Nuk na mjaftoi që ishim në kundërkohë me gjithë qytetërimi­n Perëndimor për 45 vite? Duhet hequr dorë urgjentish­t nga kokëfortës­ia për të ecur në dy rrugë përjashtue­se, jo

demokratik­e dhe joeuropian­e, që s'kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra- tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët. Duhet lidership dhe lidershipi jep zgjidhje në interes të të gjithë vendit! Në mënyrë që 18 tetori të jetë një ditë e gëzueshme për mbarë shqiptarët dhe rikthimi, jo vetëm të shpresës e sigurisë për të ardhmen, por në radhë të parë të të rinjve tanë", - thuhej më tej në këtë qëndrim. Për të gjitha këto arsye presidenti bëri apel

APELI

"Kemi dhe fare pak kohë për të mos kaluar në kundërkohë! Nuk na mjaftoi që ishim në kundërkohë me gjithë qytetërimi­n Perëndimor për 45 vite? Duhet hequr dorë urgjentish­t nga kokëfortës­ia për të ecur në dy rrugë përjashtue­se, jodemokrat­ike dhe joeuropian­e, që s'kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra- tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët. Duhet lidership dhe lidershipi jep zgjidhje në interes të të gjithë vendit!"

forcave politike për të arritur një zgjidhje tani, pasi siç u shpreh ai në këtë reagim shtatori do jetë shumë vonë. "Shqipëria ka nevojë për zgjidhje! Tani! Në shtator do jetë shumë vonë! Aq më tepër pas 18 tetorit të sakrifikua­r për mungesë përgjegjës­ie ndaj vendit. Shqipëria është lodhur me marrëveshj­e tejet të vonuara, që sakrifikoj­në të ardhmen e saj, për të shpëtuar karrierat e politikanë­ve të papërgjegj­shëm, në emër të gjoja stabilitet­it që ata e minojnë çdo ditë me sjelljet dhe mosveprime­t e tyre", - mbyllte komentin e tij Meta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania