Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet vendore, subjektet edhe dy ditë kohë për t'u regjistrua­r

-

Edhe

dy ditë kohë kanë partitë politike për të shpre hur interesin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 13 qershorit të dekretuara nga

Presidenti i Republikës, por që nuk është njohur nga mazhoranca e majtë. Ndonëse

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë asnjë masë për organizimi­n e këtyre zgjedhjeve, ligjërisht forcat politike që duan të kandidojnë në zgjedhjet e dekretuara nga Kreu i Shtetit kanë vetëm 48 orë kohë. Kjo pasi ligji zgjedhor përcakton se partitë politike që duan të garojnë në një palë zgjedhje duhet të dorëzojnë kërkesë për regjistrim në KQZ 70 ditë para datës së dekretuar të zgjedhjeve. Dhe duke llogaritur që Meta ka dekretuar 13 tetorin, atëherë data 3 gusht është afati i fundit për dorëzimin e kërkesës nga forcat politike në KQZ. "Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t'u regjistrua­r si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. 2. Për t'u regjistrua­r si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ: a) vërtetimin që partia është regjistrua­r në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë; b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët; c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë; ç) specimenin e vulës së partisë; d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financieri­t të partisë; dhe dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimi­n me KQZ- në", - sanksionoh­et në Nenin 64 të Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që Neni 65 përcakton se "Dy ose më shumë parti politike të regjistrua­ra si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistroh­en në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve". Pra, data 13 gusht është edhe afati i fundit për regjistrim­in e koalicione­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania