Gazeta Shqiptare

Blushi: Presidenti ka kërkuar prej 30 muajsh të ndryshojë ligji për KED

-

i Republikës, Ilir Meta, dekretoi ditën e djeshme ligjin e shumë debatuar "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", që i hap rrugë plotësimit të vakancave në organet e sistemit të drejtësisë. Në një dalje të posaçme për mediat, zëdhënësi i Presidenti­t të Republikës, Tedi Blushi theksoi rëndësinë që kanë këto ndryshime që janë bërë në ligj për ecurinë e mëtejshme të reformës në drejtësi, pavarësish­t vonesës për miratimin e tyre nga Kuvendi. "Edhe pseKuvendi ka vlerësuar dhe realizuar ndryshimet e domosdoshm­e, por në një kohë shumë të vonuar, presidenti i mirëpret ato dhe miraton ligjin pa asnjë vonesë duke shpresuar në mbarëvajtj­en e procesit dhe funksionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky organ në mënyrë të pajustifik­uar është bllokuar për dy vite pavarësish­t përpjekjev­e sistematik­e të Ilir Metës jo vetëm që prej marrjes së kësaj detyre por edhe kur ishte në pozicionin e kryetarit të Kuvendit", - deklaroi Blushi. Më tej ai bëri të ditur se Presidenti i Republikës, që prej muajit janar- shkurt 2017, ka insistuar në vijimësi për realizimin e ndryshimev­e të domosdoshm­e ligjore të nenit 221 të këtij ligji shumë të rëndësishë­m për reformën në drejtësi dhe ngritjen dhe funksionim­in e organeve të reja që do të bënin të mundur plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetues­e dhe emërimin e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë. Gjithashtu, Blushi bëri dhe një bilanc të ligjeve që kanë ardhur në Presidencë për dekretim, duke informuar se që prej marrjes së detyrës nga korriku i vitit 2017, Presidenti ka marrë në shqyrtim 193 ligje nga të cilat ka dekretuar 156 ligje, ka kthyer 14 ligje dhe ka kaluar në heshtje 16 ligje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania